• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ÇIFTET QË U VRANË MIZORISHT/ Nga 20 PLUMBAT në sy të fëmijës, tek EKZEKUTIMI për një SHKALLË në… (RASTET)
Home
Ekskluzive

ÇIFTET QË U VRANË MIZORISHT/ Nga 20 PLUMBAT në sy të fëmijës, tek EKZEKUTIMI për një SHKALLË në… (RASTET)

15 July, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot vendin, ku në Shkodër ku një çift ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me një breshëri plumbash, plot 20 të tilla.
Edhe pse ende nuk ka as një pistë konkrete e asnjë të dyshuar konkret për këtë vrasje, policia është duke hetuar për ngjarjen.

Rastet kur çiftet kanë mbetur të vdekur në vend janë hasur edhe herë të tjera ne vendin tonë. Kujtojmë atë të Gjirokastrës, që u vra nga i afërmi i tyre, për një “palë” shkallë.

Çfarë ndodhi sot:
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm, ku janë ekzekutuar në makinë Boran Bercana, ish-efektiv policie 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij Silva Ndoci 27-vjeçe.

Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci u vranë brenda makinës së tyre, ndërsa fëmija i tyre 2 vjeçar, tanimë i mbetur jetim, u gjet në prehrin e të ëmës i mbuluar në gjak, por fatmirësisht pa dëmtime nga të shtënat.
Janë ende mister rrethanat e ngjarjes.

Mister mbetet fakti, pasi sipas policisë arma nuk ka qenë me silenciator ndërsa asnjë prej fqinjëve apo banorëve të lagjes nuk ka raportuar për të shtënat.

Për zbardhjen e kësaj ngjarje policia ka marrë në pyetje të afërm dhe fqinj të viktimave, por ende nuk ka një të dyshuar konkret për këtë vrasje.

Gjendet i vdekur në kasolle çifti nga Pogradeci
Në Pogradec, dy të rinj, burrë e grua janë gjetur pa jetë në një kasolle pranë banesës së tyre në fshatin Velçan në Pogradec.

Në fshatin Velçan në Pogradec, në një kasolle pranë banesës së tyre, janë gjetur të pajetë trupat e dy shtetasve Erzen Tora, 26 vjeç dhe Fatbardha Tora, 23 vjeçe, (bashkëshortë).

Fillimisht u tha se mes tyre ka nisur një sherr i ashpër dhe gruaja në sherr e sipër ka qëlluar me dru në kokë burrin, i cili ka vdekur, e më pas i ka dhënë fund edhe jetës.

Por këtë e hodhi poshtë shpejt babai i djalit që tha se nusja nuk mund ta bënte një gjë të tillë pasi asaj nuk i ndihej zëri i gojës. Sipas tij, çiftin e kanë vrarë, pistë e cila hapi hetime të reja asokohe e që ende nuk është zbardhur.

Çifti vritet për tokën, shpëton djali 19-vjeç
Një konflikt pronësie mes dy kushërinjve, përfundoi në mënyrën më tragjike në qytetin e Gjirokastrës,  ku burrë e grua, Aleko dhe Afërdita Kosta, 66 vjeç dhe 49 vjeçe, u qëlluan për vdekje me breshëri kallashnikovi në shtëpinë e tyre, nga djali i xhaxhait të Alekos.

Dyshohet se shkak për krimin është bërë ndërtimi i disa shkallëve nga ana e viktimës Aleko Kosta, që ndodhej ngjitur me murin që ndante banesat e dy kushërinjve.
Në momentin e ngjarjes, në banesë ka qenë edhe djali 19-vjeçar i familjes, i cili për fat u ka shpëtuar plumbave.
iktima Aleko Kosta njihej si muzikant në qytetin e Gjirokastrës, ndërsa bashkëshortja e tij Afërdita ishte me profesion mësuese. Ndërkohë, autori i krimit, Apostol Kosta, i cili tentoi të vetëvritej ndodhet në gjendje të rëndë, në Spitalin e Traumës në Tiranë, sepse ka marrë një plumb në pjesën e nofullës.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Yjet e Francës nuk përmbahen as jashtë fushe, i bëjnë “namin” trajnerit në konferencë (VIDEO)
Previous article FRANCA KAMPION BOTE/ Veliaj: Nuk isha me fituesin, Kroacia shembull... (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë Aktualitet

BURG PASI DHUNOI TË MOSHUARËN NË AZIL/ Ja sa VITE u DËNUA ish-infiermieria në Pejë

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve Aktualitet

BLLOKOHEN DY JET SKI NË SARANDË/ Shkelën perimetrin e sigurisë, rrezikuan jetën e pushuesve

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë Aktualitet

SHTOHEN RASTET ME ALERGJI GJATË VERËS/ Mjekët apel për kujdes ndaj simptomave veçanërisht në lëkurë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT