Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Pogradecit, pasi një 40 vjeçare e cila jetonte e vetme është gjetur e dekompozuar në kabinën e dushit.
Sipas informacioneve nga policia mësohet se dera e banesës ka qenë e mbyllur dhe vdekja mund të jetë shkaktuar nga rryma elektrike.
Njoftimi i policisë
Më datë 14.07.2018, rreth orës 22:10, në lagjen nr 1, në banesën e saj ku jetonte e vetme, në kabinën e dushit, u gjet i dekompozuar trupi i shtetases B.B, rreth 40 vjeçe.
Nga të dhënat e para, rezulton se dera e banesës, ka qenë e mbyllur me kyç nga brenda dhe automati është gjetur i ulur.
Nga ekspertiza paraprake mjeko-ligjore, dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar, si pasojë e kontaktit të viktimës me rrymën elektrike gjatë bërjes së dushit.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


