• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBATET E “ZHURMSHME” MEDIATIKE/ Nga dorështrëngimi Nano-Berishës deri tek përplasja për “patatet” mes Çanit dhe…
Home
Shqipëri

DEBATET E “ZHURMSHME” MEDIATIKE/ Nga dorështrëngimi Nano-Berishës deri tek përplasja për “patatet” mes Çanit dhe…

15 July, 2018 g.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Një “kthim” pas në kohë na bëri të kujtojmë debatin e famshëm politik të ish-kryeministrave shqiptarë, Fatos Nanos dhe Sali Berishës. Të dy në listën e “artë” të politikanëve më të rëndësishëm të vendit, ndoshta në histori për aq sa kryen detyrën e tyre ekzekutive.

Debatet politike janë një “gamë” e madhe zgjedhjesh për të gjithë politikë-dashësit kur vjen çështja tek partitë, apo programet elektorale të tyre.

Zakonisht me ardhjen e zgjedhjeve (si ato vendore, dhe ato parlamentare) të gjithë jemi “sy e veshë” për të dëgjuar dhe për të parë ecurinë e debateve shumë-diskutimëshe në studio televizive. Ndoshta një prej “xhamive” ku politikanët shpalosin idetë e tyre me anë të debateve është “Opinion”-i i Blendi Fevziut.

Ndërsa ne në ALPENews.al kemi vendosur që të sjellim në një listë shumë interesante disa prej debateve më “bombastike” (le t’i quajmë) deri sot.

Lista fillon me rastin Olldashi-Lame në studion e “Opinion”.

Një tjetër rast është ai i “Zgjedhjeve Vendore për Tiranën në vitin 2000” mes Ramës dhe Besnik Mustafaj të dy kandidatë për kreun e Bashkisë së kryeqytetit.

“Debati i parë dhe i fundit mes dy kandidatëve për Bashkinë e Tiranës është zhvilluar plot 15 vjet më parë. 

Në 11 shtator 2000 Besnik Mustafaj i Partisë Demokratike dhe Edi Rama i Partisë Socialiste debatuan në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut pak ditë përpara se Rama të fitonte zgjedhjet.

Që prej asaj kohe nuk ka pasur asnjë debat tjetër për Tiranën. Në vitin 2003, Rama nuk pranoi të dilte në debat me Spartak Ngjelën, ndërkohë që edhe katër vjet më vonë në 2007 nuk u zhvillua asnjë debat mes Ramës dhe Sokol Olldashit.

Kryeministri aktual refuzoi debatin edhe në vitin 2011 me Lulzim Bashën, ndonëse u ftuan nga forumi “Iniciativa për Tiranën”. Këtë herë do të pritet nëse do të ketë një debat mes Erjon Veliajt dhe Halim Kosovës”. Këtë herë, pas zyrtarizimit të kandidaturave, ajo që pritet më me interes është pikërisht një debat mes Erjon Veliajt dhe Blendi Fevziut.”

Por ka edhe raste kur “shkak” bëhet një fjalë në këto panele që shndërrohet në diçka tjetër. Siç është rasti i deputetes Grida Duma dhe avokatit Ngjela.

Batutat e lëshuara nga protagonistët e debatit në studion e emisionit ‘Opinion’ në TV Klan mbrëmjen e sotme në lidhje me qeverisjen e Edi Ramës, nuk kanë kaluar pa reagime nëpër rrjete sociale.

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma, mbrëmjen e sotme ka replikuar për shumë çështje me avokat Ngjelën, por mes tyre nuk kanë munguar as batutat me ‘spec’.

Një prej reagimeve në lidhje me debatin e zhvilluar në studion e ‘Opinion’ edhe pse jo e pranishme ka qenë avokatja Arnida Capi, kohë më parë pjesë e listës së partisë së avokat Ngjelës.

Me anë të një shënimi në rrjetet sociale, Capi ka shkruar se Grida Duma e ka cituar jashtë kontekstit, ndërsa, ka theksuar, se Duma duke folur për drogën lënda i ka dhënë efekte ekstazie.

“Nuk e dija se të flitet për drogën të jepka efekte eksazie, po mesa duket kjo zonja pedagoge që fliska tek Opinioni paska kaluar në një gjendje të papërmbajtshme teksa, ndër të tjera, më referon jashtë kontekstit”.

Më pas vijojnë edhe debatet e forta për tema jashtë kontekstit politik. Rast konkret konfrontimi i Mustafa Nanos dhe imamit Elvis Naço.

Ofendimet dhe tentativat për të sjellë mendimin tipik të analistit nganjëherë shkojnë në një drejtim tjetër. Arjan Çani dhe gazetari Denis Dyrnjaja kanë një prej debateve më të ndezuara në panelet e emisioneve.

E rasti i fundit (për nga “bujshmëria mediatike”) është përgjigjia e kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi teksa i përmend bashkëshorten një minoritari në lidhje të drejtpërdrejtë.

Përgatiti – ALPENews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sulmuesi i Lacios në Angli, transferim rekord për klubin londinez
Previous article TAKIMI TRUMP-PUTIN/ Presidenti: Do takohem me një njeri të pamëshirshëm

g.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë Aktualitet

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Aktualitet

MATURA 2026/ Publikohen REZULTATET e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT