Këshilli i Ministrave ka zgjedhur sot drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Vendimit të zbardhur thuhet se në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave vendos; Z. Edison Konomi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Kujtojmë që kjo agjencia në vitet e fundit është drejtuar nga Julian Beqiraj.



