Ish-polici i Pukës, Boran Bercana, 30-vjeç, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm pranë banesës së tij në Shkodër, brenda në automjet bashkë me bashkëjetuesen e tij, Silvi Ndoci, ishte larguar nga radhët e Policisë së Shtetit pak kohë më parë.
Report Tv ka mësuar se 30-vjeçari ka dhënë dorëheqjen në janar të këtij viti, pak para nisjes së Vettingut te uniformat blu. Boran Bercana ka qenë mes dhjetëra efektivëve të tjerë të policisë të cilët u hoqën uniformën për t’i shpëtuar Vettingut.


