Tashmë me ardhjen e muajit korrik të gjithë mendojmë vetëm për një gjë: Plazhin!
Tirana i ka dhënë “faktet” kur vijnë këto dy muaj aq-shumë të dashur nga qytetarët të cilët shfrytëzojnë çdo mundësi për të ikur në plazh.
Duket se edhe këtë mëngjes ka ndodhur e njëjta gjë. Rrugë të boshatisura, lokale të “abandonuara” nga të rinjtë (por vetëm për sot …) apo trotuare të cilat duken të qeta.
ALPENews.al sjell disa nga pamjet e kryeqytetit mëngjesin e sotëm ku qetësia duket se ka “zaptuar” zhurmën e madhe të ditëve të javës.
/AlpeNews.al







