Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku janë vrarë brenda makinës së tyre burrë e grua.
Njëri prej viktimave është identifikuar si Berhan Bërçama, 30-vjeç, ndërsa paraprakisht thuhet se ai ka qenë një efektiv policie në Pukë.
Në vendngjarje janë gjetur 25 gëzhoja nga plumbat e pistoletës.
Ajo që e bën dhe më të rëndë vrasjen e dyfishtë është se në makinë në momentin që ka ndodhur ngjarja ka qenë dhe fëmija 1-vjeçar i çiftit. I vogli është dërguar për në spitalin e Shkodrës, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Ekzekutimi i çiftit Bërçama ka ndodhur në hyrjen e pallatit të tyre në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, rreth orës 6:00. Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të shtënat dhe kanë lajm ëruar policinë. Ata kanë gjetur fëmijën e mitur në pjesën e pasme të makinës, të trembur, po fatmirësisht pa asnjë dëmtim.
Duke parë skenën e krimit dhe 25-gëzhojat e gjendura në vengjarje, përjashtohet çdo mundësi që të kemi të bëjmë me një krim në familje.
Policia dyshon se një atentat i këtij lloji mund të ketë qenë i mirëmenduar, dhe autori apo autorët ta kenë pritur çiftin derisa të futen në hyrjen e pallatit, ku kanë vënë në zbatim dhe planin e tyre.


