Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot ku Elion (Keisi) Hysa që ishte në kërkim që prej vitit 2015 për vrasjen e të riut Edmond Theodhori në Sarandë është gjetur i vrarë dhe i groposur.
**************
Zbulohet se viktima njihej si “Tik Fajdexhiu”, pasi jepte para me përqindje.
Kejsi Hysa u gjet i groposur në afërsi të një përroi afër varrezave në Nikël të Fushë-Krujës. Për banorët e zonës ai njihej me pseudonimin “Tik-Fajdexhiu”. Hetuesit kanë zbuluar se se Kejsi Hysa, ishte ipërfshirë në dhënien e parave me fajde dhe shitje droge.
Një prej pistave ku po hetohet është dhënia e parave me fajde personave të zonës ose edhe në qytete të tjera. Kejsi Hysa, ishte me origjinë nga Laçi, por pas ngjarjes në Sarandës, ku u shpall në kërkim, strehohej në zonën e Niklës.
Po të njëjtat burime thanë se pistoleta e gjetur së bashku me një pushkë, në afërsi të vendit të ngjarjes është arma me të cilën u ekzekutua 34-vjeçari.
Pamje nga banesa dhe mobileria e njërit prej autorëve të dyshuar si vrasësi i 34-vjeçarit Kejsi Hysa në fshatin Nikël të Fushë-Krujës.
Në pamjet duket se banesa e Hysni Ramajt dhe mobileria e tij ndahen në pak metra nga njëra-tjetra.


