Një person është ndaluar nga policia Krujës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim policor për vrasjen e Kejsi Hysës, i njohur edhe me emrat Eljon dhe Sahit. Burime policore thanë se autorët e dyshuar janë ndaluar pas përgjimeve telefonike.
34-vjeçari Hysa u gjet këtë të shtunë i groposur pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel, në Fushë-Krujë.
“Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale”, njoftoi zyrtarisht Policia.
Ndërsa burime policore saktësuan se pranë vendit ku i gjet i groposur trupi i 34-vjeçarit janë gjetur dy armë zjarri, një pushkë dhe një pistoletë.
Kush është i arrestuari:
Policia në kohë rekord, bëri të mundur shoqërimin e dy personave të shoqëruar me inicialet A.T dhe H.R. Ky i fundit (H.R) dyshohet si vrasësi kryesor pasi ishte personi i fundit që kishte kontaktuar me viktimën, detaj i zbuluar nga tabulatet e telefonit.
H.R është pronari i një mobilierie dhe mësohet se kishte lënë një takim me Elion Hysan por sipas tij nuk kishin mundur të takoheshin.


