Një trup i pajetë i një mashkulli është gjetur i groposur në Nikël të Fushë-Krujës.
Mësohet se kufoma i përket Eljon Hysës, i cili u denoncua i zhdukur disa ditë më parë nga familjarët, opr jo vetëm.
Kejsi Elion Hysa
Çfarë ndodhi para pesë ditësh:
Eljon Hysa është denoncuar i zhdukur në polici nga familjaret e tij. Personi në fjalë rezultonte në kërkim nga policia pasi është dënuar në mungesë për një vrasje të ndodhur me 10 korrik të vitit 2015-të në Sarandë.
Familjarët e Hysës kanë denoncuar rastin ditën e hënë, duke kërkuar ndihmën e policisë për gjetjen e djalit të tyre, ndërkohë që prej tre vitesh i fshihet drejtësisë.
Elion Hysa, rezulton i shpallur në kërkim nga policia si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit në Sarandë.
Edmond Theodhori
Në këtë ngjarje u perfshi edhe ish-kryeministri Berisha publikoi një mesazh nga qytetari dixhital, që sipas tij ia kishin dërguar familjarët e të riut.
Referuar mesazhit që publikoi Berisha, xhaxhai i të zhdukurit thotë se dyshojnë se mund të jetë vrarë, ndërsa akuzojnë policinë se nuk reagon.
NGJARJA NE SARANDE 2015
Vrasja e 32-vjeçarit Edmond Theodhori, i njohur edhe si Edmond Mehmeti, ngjarje e ndodhur 5 ditë më parë në qytetin e Sarandë.Sipas policisë së Sarandës një ditë para vrasjes viktima éshtë konfliktuar për çështje banale me autorët e dyshuar të shpallur në kërkim, Gani Hysa dhe Keivi Hysën, xhaxha dhe nip, për motive të dobëta.
Pas kësaj ngjarje të dy personat e sipërpërmendur rreth orës 01:00 të një ditë më pas, pra në datën 10 korrik, kanë vënë në dijeni për konfliktin edhe 23-vjeçarin Elion Hysa nga Gjormi i Krujës dhe shokët e tij Enkeled Hysa, Ajman Zyba nga Laci dhe Ylli Reçi nga Gjormi i Krujës dhe së bashku e kanë kërkuar viktimën nëpër qytet dhe e kanë gjetur, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.
Sapo e kanë parë, kanë rrethuar mjetin dhe kane thyer xhamat me shkop bejzbolli dhe me qytën e pistoletës, ku pas kësaj njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të 32-vjeçarit Edmond Theodhori, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Të gjithë autorët pas krimit janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim te vendbanimeve të tyre.




