• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kryetari i Bashkisë Vlorë paguan 2 milionë lekë për t’u parë në pasqyrë
Home
Shqipëri

Kryetari i Bashkisë Vlorë paguan 2 milionë lekë për t’u parë në pasqyrë

22 November, 2017 k.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Që prej zgjedhjes në krye të Bashkisë së Vlorës në vitin 2015, Dritan Leli ka mbajtur një profil të ulët politik.

Ai nuk është shquar për ndonjë investim të dukshëm, apo për ndonjë reformë në institucionin që ai drejton tashmë prej 2 vitesh.

Ditët e fundit, në rrjetet sociale kanë vërshuar një mori denoncimesh që vijnë nga qyteti bregdetar i Vlorë. Disa rrugë kryesore janë në gjendje skandaloze. Rrugët janë me gropa, dhe mjafton që të bjerë një shi i lehtë që të transformojë këtë rrugë në një liqen.

Megjithatë, bashkia e Vlorës ka “mbyllur sytë” dhe po fokusohet te godina e re e bashkisë, për ta mobiluar dhe ta kthejë atë në një vend luksi. Sëfundmi, Bashkia e Vlorës nuk hapur tender për rrugët me gropa uji dhe me baltë, por për të blerë një pasqyrë.

Tpz.al ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, ku institucioni i drejtuar nga Dritan Leli ka akorduar 2 milionë lekë të vjetra për të blerë pasqyrë. Në dokumente thuhet se është hapur procedura “për miratimin e rregullave të prokurimit publik” për Blerje Pasqyrë, dhe të përdoret procedura e prokurimit me vlerë të vogël, me fond limit 190,400 lekë.

Në dokumenta thuhet, se kërkohet të blihet një pasqyrë 5 mm me sipërfaqe 13.6 metër katrorë. Mësohet se pasqyra duhet të ketë në të katër anët kuadraturë me gjerësi 2 cm. Afati i lëvrimit të mallit do të jetë 2 dite duke filluar nga data shpalljes së fituesit.

Edhe pse ka një kosto jo normale, urojmë që kryebashkiaku i Vlorës të shihet çdo mëngjes dhe sa më qartë në këtë pasqyrë, dhe ndërkohë të pyesi veten: Çfarë duhet të bëj unë sot?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shifra alarmante/ Më shumë se gjysma e fëmijëve shqiptarë pre të dhunës
Previous article Jashtë Botërorit “Rusi 2018”/ Kampioni i Botës: Me mua Italia do të fluturonte

k.autor

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në… Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOCIT/ Zbardhet dëshmia e kamerierit. Kamerat tregojnë momentin kur Shakaj fut trupin e mikut në makinë. Dyshohet se e groposi në…

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese Aktualitet

GJYQI NDAJ VELIAJT/ GJKKO: T’i jepen 24 fashikujt që i mungojnë! Kryebashkiaku nuk shkon: Mbajtja në kafaz antikushtetuese

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT