Z.Xh banues dhe vendlindje nga Bulqiza është arrestuar nga forcat e Policisë për akuzën e dhunimit të familjarëve të tij.
37-vjeçari mësohet se dhunonte bashkëshorten e tij rregullisht.
NJOFTIMI I POLICISË
Ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë nga Policia. Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi:
Z.Xh., 37 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases B.Xh., 33 vjeçe.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni130/a i Kodit Penal.


