• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET E REJA/ Saimir Tahiri u fotografua në jahtin luksoz në 2017-ën. U kërkoi ndihmë Habilajve për…
Home
Aktualitet
Drejtësi

DETAJET E REJA/ Saimir Tahiri u fotografua në jahtin luksoz në 2017-ën. U kërkoi ndihmë Habilajve për…

14 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

I zhveshur nga posti i ministrit të Brendshëm, në kulmin e akuzave të opozitës për lidhje me trafikantët e drogës, Saimir Tahiri zgjedh të udhëtojë me jaht luksoz nga Mali i Zi në Lecce të Italisë.

Ky udhëtim i ish-ministrit nën hetim për lidhje me grupin kriminal Habilaj, është zbuluar së fundmi nga grupi i prokurorëve që po heton për aktivitetin e tij, pas këqyrjes së telefonit të njërit prej personave të dyshuar, ku janë gjetur foto të Tahirit dhe personave që e shoqëronin.

Burimet thanë se bëhet fjalë për verën e 2017, pak javë përpara se Prokuroria për Krime të Rënda të niste hetimin ndaj Tahirit dhe ka gjasa ta rëndojnë jo pak pozitën e tij përballë drejtësisë.

Burime pranë grupit të hetimit thanë se gjatë hetimit ka rezultuar se ish-ministri ka udhëtuar me automjet nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe prej andej me jaht në drejtim të Lecces.

Por, grupi i hetimit, kërkon të zbulojë se kush është pronari i jahtit, me kë udhëtoi ky i fundit nga Mali i Zi në Itali, ku u akomodua ish-ministri dhe miqtë e tij dhe kush i pagoi shpenzimet. Në fakt kjo nuk ishte hera e parë, që Saimir Tahiri udhëtonte drejt vendeve fqinje duke drejtuar mjete lundruese në pronësi të personave të tretë. Në 2014, vetëm një vit pasi kishte marrë detyrën e ministrit të brendshëm, ai udhëtoi drejt Greqisë, me një skaf në pronësi të Orgest Liperit.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se skafi pësoi defekt dhe Saimir Tahiri kërkoi ndihmën e Artan Habilajt dhe një zyrtari policie.

Të dy ata e sollën mjetin lundrues në Shqipëri. Momenti që e implikon në këtë pikë ish-ministrin, është fakti se skafi në pronësi të Liperit u dërgua në Itali nga vetë Moisi Habilajt, i dyshuar si kreu i grupit kriminal e që aktualisht ndodhet në burg në Catania.

 

 

E ndërsa prokurorët janë duke renditur të gjitha provat mbi bazën e të cilave pretendojnë të provojnë akuzat ndaj ish-ministrit dhe nuk ndalen në përpjekjet e tyre, për ta çuar prapa hekurave përmes rekursit të bërë së fundmi në gjykatën e Lartë, Saimir Tahiri shfaqet i qetë në rrjetet sociale.

Nga shëtitjet me kalë tek rritja e bletëve, këto janë mënyrat sesi e vret kohën, njeriu që dikur konsiderohej ministri kampion, por që ndryshe nga dje, tashmë i duhet të zhvillojë betejën e jetës, siç e ka cilësuar vetë ai; përballjen me drejtësinë.

Deri më tani, Saimir Tahiri i ka fituar betejat me gjykatat, njëherë kur ja doli të rimerrte pasaportën e tij, e më pas kur e bindi Apelin ta lirojë nga arresti shtëpiak. Ndalesa e radhës pritet të jetë gjykata e Lartë, në sirtarët e së cilës dy rekurset e prokurorisë për çështjen Tahiri, presin për t’u shqyrtuar.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çifti që u helmua nga "Novichok", agjenti nervor erdhi nga një shishe që...
Previous article INSPEKTIMI I PUNIMEVE/ Taulant Balla: Brenda vitit të gjitha rrugët e Elbasanit do të përfundojnë

g.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT