• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Liqeni i Tiranës me pista të reja/ Veliaj “thumbon” PD për Teatrin: Humor i zi nuk bën për të qeshur
Home
Sociale

Liqeni i Tiranës me pista të reja/ Veliaj “thumbon” PD për Teatrin: Humor i zi nuk bën për të qeshur

14 July, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Liqenit Artificial të Tiranës po i shtohen dita-ditës pistat e reja të vrapit dhe korsitë e biçikletave. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punën për rigjallërimin e mëtejshëm të parkut dhe theksoi rëndësinë e vijimit të transformimit që po pëson çdo ditë qyteti i Tiranës.

“Më kujtohet projekti ynë i parë te Liqeni: këndi i lodrave për fëmijë. I mbaj mend edhe lëvizjet, atëherë quhej: “Mos ma prek Parkun”, kurse sot quhet: “Mos ma prek Teatrin”; është e njëjta gjë. Pyetja është kjo: Nëse nuk i prekim gjërat me dorë, si do i ndryshojmë? Gjërat ndryshohen kur preken me dorë. As shtëpia nuk rregullohet vetë, po nuk vumë dorë. Pra, e gjithë kjo frymë rezistence ndaj ndryshimit, është si fryma e atyre që vazhdojnë të përdorin telefonin e vjetër me butona, kur bota sot ka smartphone. Ndaj, pyetja që kemi sot është: A do të vazhdojmë të modernizohemi apo do të mbetemi peng i ca nostalgjive apo ca fiksimeve?”, tha Veliaj.

Ai deklaroi se ndryshimet që ka pësuar Parku i Liqenit me këndin, korsitë e vrapit, librarinë dhe pyllëzimin janë treguesi më i mirë i ndryshimeve pozitive. “Qytetet, përfshi edhe Tiranën tonë, janë zhvilluar kur kanë ndryshuar. Të thuash s’kemi park, s’kemi teatër, s’kemi shesh, s’kemi bulevard dhe pastaj kur fillon e i bën këto, i kthehesh: Mos ma prek këtë, mos ma prek atë, është realisht një humor i zi, që nuk bën për të qeshur. Ndaj, është shumë e rëndësishme që ta vazhdojmë transformimin e Tiranës dhe për këdo që nuk e kishte të plotë vizionin kur pa vetëm këndin e lodrave, por tani me librarinë, korsitë, pistat, pyllin orbital, besoj se na jep të drejtë kur themi se vetëm kur i prekim gjërat me dorë, mund t’i ndryshojmë. Fatin tonë nuk na e ka njeri tjetër në dorë dhe për ta bërë Shqipërinë dhe Tiranën si jashtë shtetit e kemi vetë në dorë”, u shpreh ai.

Lidhur me pistën e vrapit dhe korsitë e biçikletave përqark Liqenit Artificial të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj theksoi se bashkia po çon me shpejtësi përpara projektin për ndërtimin e korsive të dedikuara. Si rezultat i ndërhyrjeve të vazhdueshme të Bashkisë së Tiranës për lirimin e hapësirave të zëna dhe rehabilitimit të zonës, është dyfishuar sipërfaqja në dispozicion të qytetarëve për të kaluar disa çaste çlodhëse.

“Sapo kaluam shirat, po rikuperojmë kohën e humbur nga moti për të ecur me shpejtësi për korsitë e reja të biçikletave. Siç e keni parë, ka hapësirë për të gjithë: korsitë e kuqe janë për biçikletat, korsitë e tjera për këmbësorët, ka një pjesë për ata që thjesht duan të ecin, do të ketë edhe një sinjalistikë që i respekton korsitë, por ajo që ishte e habitshme për të gjithë ne, është se sa hapësirë i kemi dhënë Liqenit. Trashëguam një Liqen që në fëmijërinë tonë ishte vetëm një copë e vogël rreth kishës së Shën Prokopit, prapa universitetit, dhe krejt papritur jo vetëm që është bërë Unaza në gjithë Liqenin, por kemi përfituar dy herë hapësirë”, deklaroi Veliaj.

Ai nënvizoi se nga një hapësirë e mbushur me ndërtime pa leje gjer tre vite më parë, tashmë ky park ofron mundësi për të gjitha grupmoshat, ndërkohë që numri i atyre që e frekuentojnë ka arritur në 300 mijë. “Njerëzit duhet ta pranojnë se mbas 27 vitesh qyl buzë Liqenit, vjen një moment ku thua filmi mbaroi, festa mbaroi, tani Liqeni i përket të gjithëve, jo atij që e zaptoi i pari, jo të fortit, jo atij që mendon se mund t’i imponohet qytetit me dhunë. Qyteti sot imponohet me rregulla, ndaj më vjen mirë që jo vetëm kemi rikuperuar gjysmën, por po rigjallërohet. Sot kemi 300 mijë qytetarë unikë si vizitorë të rregullt te liqeni”, nënvizoi Veliaj.

Përmes këtij projekti, Bashkia e Tiranës ka synuar krijimin e një itinerari të pandërprerë për këmbësorët përqark Liqenit të Tiranës, duke përmirësuar dukshëm aksesin e qytetarëve në pjesën çlodhëse dhe argëtuese të liqenit. Gjithashtu, është ndërtuar edhe një linjë biçikletash me dy korsi kalimi të pavarur, duke sjellë më shumë harmoni, por edhe siguri për qytetarët e shumtë që frekuentojnë parkun.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Sot ndeshja Belgjikë-Angli, këta janë formacionet e mundshme…
Previous article Mjeku i Onkologjisë tregon si zbulohet kanceri i gjirit dhe si shërohet

g.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT