Tre automjete të blinduara, që u bllokuan nga Policia e Tiranës në muajin shtator, janë liruar me urdhër të Prokurorisë së Tiranës.
Këto automjete rezultojnë se janë në pronësi të një personi nga Kosova. Ai ka paraqitur në Polici dhe Prokurori dokumentet e rregullta me të cilat zotëron tre makina të blinduara. Ka qënë Prokurori Arben Nela, ai që ka vendosur kthimin e këtyre automjeteve te pronari i ligjshëm, pasi ky person ka dorëzuar dokumentet me të cilat i ka blerë si dhe dokumentet që ka marrë leje për përdorimin e tyre.
Makinat sipas Policisë kishin një vlerë rreth 800 mijë euro dhe dyshohet se ishin blerë me burime të pajustifikuara parash. Por Prokuroria thotë se një fakt I tillë nuk rezulton dhe personi me orgjinë nga Kosova, tashmë i ka rimarrë tre makinat e blinduara.


