• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA NË LONDËR/ Protestat vështirësojnë “Brexit”. A meritonte Trump të…
Home
Nderkombetare

VIZITA NË LONDËR/ Protestat vështirësojnë “Brexit”. A meritonte Trump të…

14 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Nuk mbaj mend protesta të mëdha kundër liderëve botërorë që kriminalizojnë homoseksualitetin ose ndalojnë gratë që votojnë, prandaj pse u sulmua kaq masivisht Trump kur shumica prej nesh do të preferonin të jetonin në SHBA?

Ndoshta nuk ju kujtohet por pak kohë më parë në takimin e “Commonwealth”, Britania nderoi jo më pak se 37 udhëheqës botërorë që zgjedhën të kriminalizojnë homoseksualitetin në vendet e tyre.

Më kujtohet që atyre u rezervua një pritje zyrtare me të gjitha nderimet  në “Buckingham Palace” por nuk më kujtohet të këtë patur protesta, asnjë tubim minimalist.

Një lider që ndalon gratë që të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme ishte një “mysafir nderi” në qytetin e Londrës, as që u mendua ndonjë protestë. Nuk kishte asnjë marshim kundër princit të kurorës Mohammed të Arabisë Saudite.

https://video.dailymail.co.uk/video/mol/2018/07/13/981958717975777179/640x360_MP4_981958717975777179.mp4

Unë mendoj se shumica e grave, shumica e homoseksualëve dhe shumica e pjesëtarëve të ndonjë pakice etnike do të preferonin më shumë të jetonin në SHBA-në e Donald Trump sesa shumicën e vendeve në planet.
Cilado qoftë çështja juaj ,Brexit, ndryshimi i klimës, feminizmi, Palestina, kapitalizmi, të drejtat e homoseksualëve dhe transeksualëve, Donald Trump nuk është problemi dhe fajtor i vetëm.

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2018/07/13/4823123602878017720/636x382_MP4_4823123602878017720.mp4

E  shumëkomentuara “Bebja Trump” ishte një veprim foshnjarak, një tollumbace që ngrihet sa gjysma e lartësisë së “Big Ben” ishtë thjeshtë e pamenduar. Një turmë modeste prej disa qindra vetash u mblodhën duke bërë fotografi.

Organizatorët, dukeshin shumë të kënaqur me të gjitha. Njëri prej tyre, Max Wakefield, 30 vjeç, më tha se plani ishte që tollumbacja të shkontë deri në Skoci ndërsa Trump pushon këtë fundjavë në rezidencën e fushave të golfit.

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2018/07/13/1564787323943274580/636x382_MP4_1564787323943274580.mp4

Rreth 10,000 protestues  u nisën për në “Sheshin e Parlamentit”, në një demonstrim ku në  mesin e tyre qëndronte “Bebja Trump” e një lumë pankartash me sharje, ku unë do të veçoja atë të një djali më shkrimin “Unë kam kancer, ju jeni më keq se sëmundja ime”.

Nga e gjithë kjo histori një pyetje më lind natyrshëm, “A do të protestohet kaq furishëm kur qytetin tonë t’a vizitojnë njerëz të akuzuar për krime kundër njerëzimit, mohues të të drejtave seksuale e ndoshta diktatorë?

Një gjë është e sigurt, Trump nuk është fajtori i vetëm dhe këto protesta nuk bënë gjë tjëtër veçse vështirësuan procesin e “Brexit”.
Nëse marrëveshja arrihet të gjithë duhet të falenderojmë Mbretëreshën dhe jo tollumbacen e mbushur më helium.

Koment nga Robert Hardman/

 

AlpeNews.al/

 

 

 

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ronaldo i mori 7-ën, Cuadrado hap sondazh për numrin e ri (FOTO)
Previous article Me gjoksin zbuluar, Genta e BB feston ditëlindjen në krahët e një mashkulli (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik... Aktualitet

TRAGJEDIA NË VAUN E DEJËS/ Urgjenca reagon pas akuzave të banorëve: Ambulanca kishte defekt teknik...

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort Botë

"OPERACIONI NË PROCES"/ Sulmet ndaj Iranit, Trump paralajmëron Teheranin: Mos u hakmerreni se ju godasim përsëri dhe më fort

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme Botë

I NXEHTI BËN "NAMIN" NË SPANJË/ Mbi 5 mijë vdekje në tre muaj nga temperaturat ekstreme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT