• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PAKETA E RE FISKALE/ Këshilltari i PD, Teliti: Zero ndikim në buxhetin e shtetit
Home
Shqipëri

PAKETA E RE FISKALE/ Këshilltari i PD, Teliti: Zero ndikim në buxhetin e shtetit

14 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ditën e hënë pritet që në një seancë plenare të posaçme të diskutohet dhe të miratohet paketa e re fiskale e qeverisë. Do të ketë ulje taksash në disa sektorë, me fokus kryesor agroturizimin.

Partia Demokratike i sheh me impakt zero në buxhetin e shtetit. Këshilltari për ekonominë në PD, Dorian Teliti, i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, tha se ka një zell të madh nga qeveria për të ulur ato taksa të cilat shkojnë në favor të pushtetit lokal, taksa e infrastrukturës.

Teliti: Kam lexuar me shumë vëmendje projektligjet dhe relacionet shoqëruese që ka përgatitur vetë qeveria. Impakti total i tyte ishte parashikuar 4 milion dollarë, ndërkohë që në harkun kohor të 5 viteve barra fiskale është rritur 480 milion dollarë. Nuk mund të merret vetëm një gjë e momentit, merren në total.

Sa i përket pjesës së agroturizmit impaktin e ke zero në buxhetin e shtetit sepse aty ka një informalitet të lartë. Shpresoj të formalizohet por ajo që më bën përshtypje është zelli i madh që ka qeveria për të ulur ato taksa të cilat shkojnë në favor të pushtetit lokal, taksa e infrastrukturës. Qeverisja aktuale të ulë taksat që arkëton vetë, ose të bëjë favorizime të tjera fiskale. Jo vetëm biznesit të agroturizmit por të gjithë bizneseve. 

Ne kemi qenë dhe jemi gjithmonë për taksa të ulëta. Momentin që lexova se ulet një barrë fiskale thashë shyqyr Zotit që qeveria mori një hap për të ulur barrën fiskale. Por nuk jam për ta ulur  vetëm për hotelin me 5 Yje apo Agroturizmin, unë jam për taksa të ulëta për gjithë sistemin.

Sipas Telitit, këto janë lehtësirat e vetme edhe për 2019 pasi nuk pritet një paketë e re fiskale.

Teliti: Paketa e vitit të ardhshëm, e 2019, nga informacionet jo zyrtare që unë kam, është kjo që ka ardhur tani. Nuk pritet të ketë paketë të re. Kur të vijë projekbuxheti i shtetit që zyrtarisht do të dorëzohet deri në datën 31 tetor në Kuvendin e Shqipërisë deri më sot nuk pritet të shoqërohet me një paketë të re. Nga ajo çfarë më kanë thënë, sot në korridoret e Ministrisë së  Financave, në kabinetin e Ministrisë së Financave nuk diskutohet një paketë e re tjetër përveç këtyre propozimeve. 

Këtë e ka thënë dhe Ministri Ahmetaj, ka ardhur në Komision të Ekonomisë dhe ka thënë: Ne kemi ardhur që të miratojmë tashmë propozimet tona branda këtij sesioni parlamentar që bizneset të kenë kohë për të ardhmen që ti përshtaten këtyre ndryshimeve.Kur është hyrja në fuqi e këtyre propozimeve që bëhen?E dini që është 1 janar 2019. Që nga taksa e infrastrukturës, për bizneset dhe të gjitha. 

Si do përkthehet? Nëse unë do bëja një biznes në agroturizëm do stopoja sot. Them të pres 1 janarin që të marr përfitimin dhe të mos paguaj taksën e ndikimit në infrastrukturë.

Po çfarë duhet të ndryshojë sipas tij?

Teliti: Për mua duhet të ndryshojë qeveria. Unë bashkë me kolegët e mi kemi hartuar 120 amendamente në katër vite, që kanë pasur kryesisht fokus paketën fiskale dhe buxhetin e shtetit. Në 120 amendamente, zero.Kam 120 herë që me këta nuk merrem vesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ushtria e Kosovës dhe frika që ngjall te fqinjët. Ramadani: Jemi faktor stabiliteti
Previous article "SITA" E VETINGUT/ Bashkim Dedja në "lupë" për PASURINË. Relatorja: Nuk JUSTIFIKON me dokumente atë që zotëron

g.autor

Postime të ngjashme

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës Politikë

HAPET SHKOLLA KOMBËTARE E FLUTURIMIT/ Rama: Do të stërvitim edhe pilotë të NATO-s dhe Kosovës

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer Politikë

PËRPLASJET E DHUNSHME NË PROTESTË/ Lamallari: Policia e ka bërë detyrën në mënyrë të përkryer

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët Breaking News

PROTESTAT/ Rama: Ka shumë për të reflektuar nën “koren e zezë” ku janë mbledhur dështakët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT