• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Replika mes ligjvënësve amerikanë në dëshminë e ish zyrtarit të FBI
Home
Nderkombetare

Replika mes ligjvënësve amerikanë në dëshminë e ish zyrtarit të FBI

14 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Një zyrtar i FBI-së ka mohuar të jetë ndikuar nga paragjykimet politike gjatë punës së tij në hetimin e vitit 2016 mbi përdorimin nga ish-sekretarja e Shtetit Hilary Clinton të një serveri privat emailash dhe hetimin mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Në një seancë dëgjimore të enjten, ish zëvendës ndihmës drejtori i FBI-së Peter Strzok u tha ligjvënësve amerikanë se ai kurrë nuk ka lejuar që mendimet e tij personale të ndikonin në punën e tij zyrtare. Demokratët në Kongres po akuzojnë republikanët për sulm ndaj zotit Strzok në një përpjekje për të minuar hetimin e pavarur të fushatës presidenciale të vitit 2016.

 

 

Ligjvënësit republikanë akuzuan zyrtarin Peter Strzok për njëanshmëri pasi u zbulua se ai kishte shkëmbyer mesazhe sms me avokaten e atëhershme të FBI-së, Lisa Page, në të cilat kishte shprehur mospëlqimin e tij për zotin Trump. Ai tha se pikëpamjet personale nuk kanë ndikuar kurrë në punën e tij.

“Këto shprehje të mendimeve të mia personale mbi procesin politik të zgjedhjeve presidenciale nuk kanë patur ndikim në veprimet e mia në hetime, përfshirë hetimin e ish-Sekretares së Shtetit Clinton”.

Vitin e kaluar, Strzok u hoq nga grupi hetimor i Prokurorit të Posaçëm mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet amerikane pasi u bënë publike mesazhet e tij sms. Ai u tha ligjvënësve të enjten se ishte hequr për të shmangur përshtypjen e njëanshmërisë. Por një ligjvënës republikan nga Karolina e Jugut tha se asnjë hetim nuk do mund të ishte objektiv nëse Strzok do të ishte i përfshirë.

“Agjenti Strzok e kishte shpallur fajtor zotin Donald Trump përpara se ta fillonte hetimin kundër tij. Kjo është njëanshmëri. Agjenti Strzok nuk mund ta shohë këtë, por pjesa tjetër e vendit e kupton këtë dhe nuk është ajo që ne duam, presim ose meritojmë nga një zyrtar i zbatimit të ligjit, aq më pak nga FBI-ja”.

Seanca u shndërrua në një shkëmbim të zëshëm replikash kur një ligjvënës republikan nga Teksasi përmendi marrëdhëniet e agjentit Strzok me avokaten Lisa Page.

“Kur shoh buzëqeshjen tënde ironike, nuk mund të duroj pa të pyetur se sa herë je paraqitur kaq i pafajshëm në sytë e bashkëshortes dhe e ke gënjyer atë për avokaten Page?”

Kjo pyetje nxiti reagime nga ligjvënësit demokratë të cilët e qortuan kolegun e tyre republikan dhe kryetarin e komisionit për tolerimin e kësaj pyetjeje.

Avokatja Lisa Page ka rënë dakord të dëshmojë prapa dyerve të mbyllura sot. Demokratët kanë akuzuar republikanët që mbështesin Presidentin Trump se po përdorin rastin e agjentit Strzok për të cenuar vlefshmërinë e hetimit të pavarur mbi çështjen nëse Rusia e kishte ndihmuar zotin Trump të fitonte zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Daja i yllit të Polonisë “i vjedh” vendin De Biasi-t
Previous article "VALA" E TËRMETEVE NË SHQIPËRI/ 12 LËKUNDJE në DY ditë. Kjo është gjendja sizmike e vendit pas... (HARTA)

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT