• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“SITA” E VETINGUT/ Alarmi i ish- Presidentit Nishani: Procesi do goditet nga Strasburgu. Disa vendime…
Home
Shqipëri

“SITA” E VETINGUT/ Alarmi i ish- Presidentit Nishani: Procesi do goditet nga Strasburgu. Disa vendime…

13 July, 2018 g.autor Politikë, Shqipëri

Ish presidenti Bujar Nishani e konsideron procesin e vettingut deri më tani të suksesshëm në masën 70%, por shprehet se reforma mund të goditet kollaj në Gjykatën e Strasburgut, nga ata gjyqtarë e prokurorë që janë larguar.

I ftuar në emisionin Kjo Javë në RTSH, Nishani u shpreh se në disa procese ka patur standarde të dyfishta nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ç’ka mund të sjellë dhe një efekt negativ për të gjithë reformën. Nishani shton se shumë gjyqtarë e avokatë janë dënuar për çështje të pasurisë, duke e bërë kësisoj të lehtë për ata që të ankimojnë në Strasburg vendimet. Nishani theksoi se disa nga përfaqësuesit e KPK-së madje nuk janë trajnuar për të qenë pjesë e kësaj pune.

“Ka pasur raste sporadike që kanë tronditur. Në aspekte të përgjithshme kanë vënë kritere shumë të forta. Por, më mirë se sa me kritere më të buta, që kanë realizuar një dyzim. Vetingun mund ta hedhë në erë standard i dyfishte. Përshembull si u trajtua një prokurore e Shkodrës që u gjykua dhe s’kualifikua për shkak të një fuoristrade të përdorur që kishte blerë, vetëm atë makinë të përdorur nuk justifikonte dot. Pastaj pamë gjykatës te larte qe s’justifikonin dot disa apartamente ne bregdet, jo vetëm të tyret po edhe të bashkëshorteve apo bashkëjetuesve, dhe ata e kaluan vetingun. Ky është standard i dyfishte.

Në 70-80 përqind, shkarkimet janë bazuar vetën në kriterin e pasurisë. Shumë nga këta që janë gjykuar vetëm nga ky aspekt do ta fitojnë çështjen në Gjykatën e Strasburgut, për t’u rikthyer në punë, për proces të parregullt”-tha Nishani.

Ish Presidenti i është përgjigjur gjithashtu dhe pyetjes nëse e gjithë reforma mund të sjellë kaos në sistemin e drejtësisë. Nishani është shprehur se ka shenja të një kaosi, duke marr për shembull situatën aktuale me Gjykatën Kushtetuese.

“Kanë dhënë shenja të një kaosi që mund të vijë. Shikoni gjykatën Kushtetuese. Se shikoj ngërçin e mosfunksionimit te shkarkimet, po për shkak të mos mundësisë së rekrutimit të anëtarëve të rinj. Nëse do rekrutojmë anëtarë të rinj, do ishte mekanizmi, s’do kishte ngërç, problemi është që ne s’kemi gati mekanizmin për ta mbushur gjykatën Kushtetuese”.-tha Nishani.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Roberti i kundërpërgjigjet atyre që kritikuan Norën: Shpresoj që të gjitha të jen si ajo kur të bëhen...
Previous article TAKIMI HISTORIK I TRUMP NË LONDËR/ Presidenti bën "një hap pas", mohon kritikat për May

g.autor

Postime të ngjashme

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara Politikë

"GËZUAR SHBA"/ Ambasada amerikane në Tiranë: Festojmë 250 vjet histori dhe të ardhmen e ndritur përpara

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT