• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI HISTORIK I TRUMP NË LONDËR/ Presidenti bën “një hap pas”, mohon kritikat për May
Home
Europë

TAKIMI HISTORIK I TRUMP NË LONDËR/ Presidenti bën “një hap pas”, mohon kritikat për May

13 July, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Në kulmin e reagimeve që shkaktoi intervista e Donald Trump për tabloidin ‘The Sun’, ku ai kritikonte madje edhe shantazhonte Kryeministren May me minim të marrëdhënieve, ujë zjarrit i ka hedhur vetë Presidenti amerikan.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë mohoi se ka kritikuar Kryeminsitren May, me të cilën theksoi marrëdhënien e veçantë, duke nënkuptuar se intervista për The Sun, ishte shtrembëruar.

“Nuk e kam kritikuar, kam shumë respekt për Kryeministren. Përgjithësisht ajo intervistë ishte në rregull, por nuk është publikuar ajo që unë kam thënë për kryeministren. Fatmirësisht i regjistrojmë intervistat, falë këtyre regjistrimeve kemi zgjidhur shumë probleme me lajmet e rreme. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer dhe mundësinë e artë për të trefishuar, katërfishuar marrëdhëniet tona tregtare”.

Në të njejtën linjë ishte edhe Kryeministrja May e cila sqaroi se pas shkëputjes nga BE, Britania e Madhe do të lidhë marrëveshje tregtare me të gjitha vendet, kryesisht me SHBA-në.

“Nuk do të ketë më limite për marrëveshjet tona tregtare pasi të dalim nga BE. Siç e dëgjuat edhe nga Presidenti, do të lidhim marrëveshje të re tregtare me SHBA, por edhe me pjesën tjetër të botës”.

Në intervistën e publikuar në tabloidin The Sun, Trump kritikonte politikën e butë post-Brexit të kryeministres May, madje duke thënë se në këtë kohë do të ishte më mirë që në krye të qeverisë të ishte Boris Johnson, i cili dha dorëheqjen në fillim të kësaj jave si ministër i Jashtëm.

Londinezët e pritën me protesta të shumta Trumpin. Me pankarta ku shkruhej “gënjeshtar” e “racist”, protestuesit kundërshtonin disa nga politikat më të debatuara të Presidentit amerikan.

Gjatë pasdites, Presidenti Trump dhe Zonja e Parë Melania vizituan Kështjellën Uindor, ku takuan Mbretëreshën Elizabeta e II.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SITA" E VETINGUT/ Alarmi i ish- Presidentit Nishani: Procesi do goditet nga Strasburgu. Disa vendime...
Previous article TEST/ Pamja që shihni për herë të parë në këtë FOTO zbulon personalitetin tuaj

g.autor

Postime të ngjashme

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT