• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUR DHUNA “GODET” NË FAMILJE/ Nga vëllai që rrahu MOTRËN e madhe deri tek ai që MORI THIKËN dhe iu drejtua…
Home
Breaking News

KUR DHUNA “GODET” NË FAMILJE/ Nga vëllai që rrahu MOTRËN e madhe deri tek ai që MORI THIKËN dhe iu drejtua…

13 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Na ndodh shpesh t’u themi familjarëve tanë të afërt se “nuk do donim t’i shihnim me sy” për një moment, por kjo nuk zgjat zakonisht më shumë se dhjetë sekonda. Por ka nga ato raste që kjo “thënie” mund të agravojë (shkojë) deri në dhunë psikologjike, dhe deri në dhunë fizike (rrahje, therje, apo vrasje).

Lajmi për Dhunën ndaj Vëllait (1) – ALPENews.al

Shumë prej tyre ndodhin për motive familjare, arsye ku në qendër kanë një pronë, një “sherr”/zënkë të vjetër, xhelozi brenda familjes, apo për borxhet e shumta që mund t’i kenë njëri-tjetrit.

ALPENews.al ishte media e parë mbasditen e sotme që raportoi ngjarjen në Tiranë të dhunës së vëllezërve, ku njëri prej tyre (i dhunuari, 37-vjeç banues në kryeqytet) kërkoi urdhër-mbrojtje në Komisariatin nr.1.

Disa prej rasteve që morën “bujë” pasi u publikuan në media do t’jua listojmë më poshtë.

RASTI 1 – Vëllai dhunon fizikisht motrën e madhe dhe vëllain

Një 48-vjeçar ka përfunduar nga prangat e policisë pasi ka dhunuar motrën e tij më të madhe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin – Llazar Lule, 48 vjeç, banues në Fier. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases V.L, 52 vjeçe.

RASTI 2 – “Kërcet” thika në Fier. 47-vjeçari kërcënon vëllain e moshuar

Një 41-vjeçar është arrestuar në qytetin e Fierit pasi kërcënoi me thikë vëllain. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier,  arrestuan në flagrancë shtetasin Alfred Mëhilli, 41 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë ka kërcënuar me thikë vëllain e tij, shtetasin R.M, 55 vjeç.

Gjatë kontrollit personal të ushtruar, shtetasit Alfred Mëhilli iu gjet dhe iu sekuestrua një thikë dhe një dorezë metalike.

RASTI 3 – Pasi “konsumoi” lëndën narkotike i “hidhet” të vëllait në Lushnje

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet në Lushnje, pasi ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.  Besmir Lika, sipas policisë ka dhunuar vëllain e tij T.Lika pas një konflikti për motive të dobëta, të ndodhur në lagjen “18 Tetori”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në banesë, 32-vjeçarit iu gjetën gjithashtu dy qese me kanabis, me peshë rreth 413 gramë.

RASTI 4 – Pasi dhunoi nënën e tij i “kthehet” vëllait të vogël

Policia e Korçës ka arrestuar një 29-vjeçar pasi akuzohet se ka dhunuar nënën e tij ndërsa ka rrahur keq duke e bërë për spital vëllain e vogël 15 vjeç. I riu është identifikuar si Elton Zyberi, 29 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 01.08.2017, dyshohet se ky shtetas për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij shtetases L.Z, 52 vjeçe, si edhe ka goditur me sende të forta vëllain e tij (nga nëna) shtetasin P.S, 15 vjeç, i cili ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.

RASTI 5 – “Dyshja” në Elbasan dhunojnë përkatësisht vëllezërit e tyre

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë dy persona, pasi akuzohen për “Dhunë në familje”. Njëri prej tyre ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, dhe tjetri ndaj vëllait. Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik dhe Peqin, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Amarildo Muça, 39 vjeç banues në Cërrik. Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe vëllait, shtetases F.M., 66 vjeç.

Ndërsa 56-vjeçari Kujtim Kavaja, banues në fshatin Fatish në Peqin, u arrestua pasi gjatë një konflikti për motive pronësie dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit A.K, 50 vjeç. Ndaj tyre, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.

Përgatiti – ALPENews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Goditje e bujshme nga klubi i Superligës Kosovare, arrin akordin me mbrojtësin fierak
Previous article Prishi kontratën me Flamurtarin, gjen strehë te Rabotnicki

g.autor

Postime të ngjashme

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë Aktualitet

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen një personi, arrestohet në Greqi 58-vjeçari i rrezikshëm Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen një personi, arrestohet në Greqi 58-vjeçari i rrezikshëm

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari Aktualitet

E PËSON KEQ/ Tentoi të fuste 46 kg kanabis të trafikuara nga Kanadaja, arrestohet në Rinas 34-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT