• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TAKIMI “KOKË MË KOKË”/ Të hënën Trump në Helsinki. CNN: Bashkimi Europian FRIKË nga diskutimet që…
Home
Europë

TAKIMI “KOKË MË KOKË”/ Të hënën Trump në Helsinki. CNN: Bashkimi Europian FRIKË nga diskutimet që…

13 July, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Takimi i ardhshëm i Donald Trump dhe Vladimir Putin ka futur në ethe Bashkimin Europian.

Nisur nga deklaratat kontradiktore të presidentit amerikan në samitin e NATO’s, Brukseli druhet se në këmbim të koncesioneve ruse ai mund të pranojë tërheqjen e trupave nga rajoni baltik.

Takimi me Vladimir Putin mund t’i shërbejë Donald Trump dhe ambicieve të tij, por jo Europës. Në shfaqjen e tij dramatike në samitin e përvitshëm të NATO’s, Trump e tha hapur se nuk e përjashton ndërprerjen e stërvitjeve ushtarake të NATO’s në shtetet baltike nëse presidenti rus ia kërkon një gjë të tillë.

“Ndoshta do të flasim edhe për këtë”, tha Trump duke iu referuar takimit me shefin e Kremlinit që do të zhvillohet në Helsinki.

Deklarata e presidentit amerikan se mund të braktisë NATO-n nuk e ka trembur shumë Bashkimin Europian, për faktin se për një vendim të tillë atij i duhet të përballet edhe me Senatin. Por komentet e tij për një ndërprerje eventuale të stërvitjeve ka rritur frikën në radhët e liderëve europianë që e shohin ekspansionin rus si kërcënim.

Të kontaktuar nga CNN, burime të Departamentit të Mbrojtjes kanë deklaruar se nuk mund t’i paraprijnë asaj çka shefi i Shtëpisë së Bardhë do të thotë në takimin me Putin, por nisur nga simpatia që ai ka për homologun rus nuk do të jetë çudi nëse ia plotëson atij kërkesën, natyrisht në këmbim të një koncesioni.

Dhe në fakt, vetëm të enjten Trump refuzoi ta konsideronte Putin armik, duke e cilësuar vetëm një konkurrent.

“Ai përfaqëson Rusinë, unë Amerikën. Pra, është konkurrencë dhe miqësia apo armiqësia nuk kanë lidhje”, tha Trump. Dhe, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë, Trump ka autoritetin për të ndërprerë stërvitjet ushtarake në Baltik, pa harruar ato në Detin e Zi. Një gjë të tillë ai e bëri me Korenë e Jugut, pak pasi u takua me liderin koreano-verior në Singapor dhe nisur nga kjo, frika e BE-së është më se legjitime, vijon CNN.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article QESHARAKE/ Ja si stërviten lojtarët e Chelsea pa trajner (FOTO)
Previous article I ZHDUKUR PREJ PESË DITËSH/ Familjarët e 20 vjeçarit ALARMOHEN: Ai...

g.autor

Postime të ngjashme

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi Botë

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë Botë

4 KORRIKU/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 250 vjetorin e Pavarësisë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit Botë

IRANI I JEP LAMTUMIRËN KHAMENEIT ME CEREMONI PESËDITORE: Mojtaba, pasardhësi dhe i biri mungon nga frika e Izraelit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT