• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
42-VJEÇARI QË VRAU PROSTITUTËN E HUAJ/ Zbardhen PËRGJIMET. Çfarë i thoshte bashkëshortja Fatmir Vangjelajt kur…
Home
Breaking News

42-VJEÇARI QË VRAU PROSTITUTËN E HUAJ/ Zbardhen PËRGJIMET. Çfarë i thoshte bashkëshortja Fatmir Vangjelajt kur…

13 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dalin detaje të reja lidhur me arrestimin e 42-vjeçarit Ylli alias Fatmir Vangjelaj, një ditë më parë në kryeqytet, i dënuar për vrasjen në bashkëpunim, të një prostitutë ekuadoriane në vitin 1999 në Itali.

Pas policisë shqiptare, karabinierët në Itali kanë dhënë detaje të reja lidhur me aksionin policor, një bashkëpunim mes policisë shqiptare dhe asaj italiane, që u finalizua në Tiranë këtë të enjte.

Arratisja pas vrasjes 

Pas krimit në Itali, Vangjelaj shkoi në provincën e Chieti-t, duke u fshehur pas një identiteti të rremë.

Në vitin 2006, ai lindi një fëmijë me partnerin e tij dhe, pas kapjes së një prej bashkëpunëtorëve të tij Robert Ziu në SHBA, ai përdorte identitetin e të vëllait. Pas arrestimit të këtij të fundit në Shqipëri në vitin 2010, Vangjelaj ndërroi sërish identitet. Kohë, kur karabinierët arritën të identifikonin partneren dhe vajzën tashmë 12 vjeçe të Vangjelajt, duke mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e tyre dhe udhëtimet e vazhdueshme mes Shqipërisë e Italisë.

Pikërisht kohët e fundit, efektivët italianë ndërmorën një ndjekje intensive ndaj tyre që vijoi më tej në Shqipëri. Pas disa ditësh nën mbikëqyrje në Tiranë, u vendos të ndërhyje, pasi e shoqja dhe vajza u bashkuan me Vangjelaj në kryeqytetin shqiptar, ku raportohet se i kërkuari punonte si murator.

TiranëFinalizohet operacioni policor i koduar “Fundi i arratisë”.Operacioni nga shërbimet e Drejtorisë Hetimore Qëndrore në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Njësinë Operacionale të Drejtorisë Hetimore Qëndrore si dhe në koordinim me shërbimin Policor Italian “Interforze” në Shqipëri.Pas 10 vitesh kërkim, nga drejtësia Shqiptare dhe ajo Italiane, ndalohet 42 vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”.Më datë 12.07.2018, në sajë të shkëmbimit të informacioneve në kohë rekord midis strukturave të Policisë Shqiptare dhe asaj Italiane, në kuadër të operacionit policor i koduar “Fundi i arratisë”, u bë lokalizimi dhe kapja e shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar :- Y., (F.,) V., 42 vjeç, banues në Vlorë.Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë me shkresën Nr. 3077 të datës 24.04.09 ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit Nr.45 të datës 25.03.09 të Gjykatës së Rrethit Vlorë e cila e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprën penale të “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 76 e 25 i Kodit Penal. Vrasja për të cilën është dënuar ky shtetas është kryer në Itali në vitin 1999, si porosi e një grupi kriminal, ku është vrarë një shtetase ekuadoriane e cila dyshohej se punonte si prostitutë. Ky shtetas i fshihej drejtësisë që prej 10 vitesh duke përdorur gjeneralitete të rreme.Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale :- një automjet i markës “Wolksvagen Passat”.- një leje drejtimi e cila dyshohet e fallsifikuar pasi përmbante gjeneralitetet e të vëllait të personit të kërkuar- dy telefona celularKy shtetas ju dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë për ekzekutimin e vendimit penal, pasi Gjykata e Vlorës ka njohur vendimin penal të Gjykatës Italiane e cila e ka dënuar këtë shtetas me 23 vite burg.

Gepostet von Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë am Donnerstag, 12. Juli 2018

 

Ai u vu në pranga të enjten në banesë pa bërë rezistencë, teksa po bëhej gati për të shkuar në punë.

“Ishte më i vështiri nga të tre për tu kapur, sepse kishte ndërruar disa identitete”, tha një zyrtar i policisë italiane për mediat lokale.

Karabinierët shpjeguan se gjatë përgjimeve është dëgjuar partnerja e 42-vjeçarit ta pyesë se çfarë ka bërë në Piacenza, ndërsa ai kurrë nuk i ka treguar lidhur me vrasjen e ndodhur 9 dhjetorin e vitit 1999.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Antoine Grizman i përgjigjet Curtuasë: “Ne antifutboll? Po ti, ku luan?”
Previous article Rinovon edhe Radas: Skënderbeun e kam në zemër, nderoj shiritin

g.autor

Postime të ngjashme

"POLICIA KA DHUNUAR PROTESTUESIN E ARRESTUAR ME EPILEPSI"/ Lamallari hedh poshtë akuzat e avokatit: Pretendime... Aktualitet

"POLICIA KA DHUNUAR PROTESTUESIN E ARRESTUAR ME EPILEPSI"/ Lamallari hedh poshtë akuzat e avokatit: Pretendime...

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë Aktualitet

SOT PROTESTË E MADHE KOMBËTARE/ Autokolona kilometrike e diasporës mbërrin në Lezhë

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen një personi, arrestohet në Greqi 58-vjeçari i rrezikshëm Aktualitet

EMRI/ I shpallur në kërkim për vrasjen një personi, arrestohet në Greqi 58-vjeçari i rrezikshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT