• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU MES DY VENDEVE/ Thaçi: Nëse arrihet marrëveshje me Serbinë, qëndrimet ruse ndryshojnë
Home
Rajon

DIALOGU MES DY VENDEVE/ Thaçi: Nëse arrihet marrëveshje me Serbinë, qëndrimet ruse ndryshojnë

13 July, 2018 g.autor Rajon

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, e ka komentuar daljen e pjesëtarëve serbë të FSK-së dhe deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë lidhur me qëndrimet ruse për Kosovën.

Sipas tij,  se qëndrimet e Rusisë janë të njohura dhe ato i janë theksuar edhe në takimin që kishte me Kryeministrin e Rusisë në Ankara, i cili gjithashtu ka theksuar se nëse Kosova dhe Serbia merren vesh mes veti, pozicioni rus do jetë në përputhshmëri me marrëveshjen tuaj të përbashkët.

“Nuk ka qenë ndonjë risi, ka qenë diçka që ka qenë e njohur dhe nuk mendoj që Rusia do të marrë një pozicion edhe më serb se pozicioni që e ka aktualisht Beogradi. Ne me arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi për normalizim, pajtim dhe njohje reciproke, i marrim çdo adut edhe kundërshtarëve të pavarësisë që të mos e frenojnë rrugëtimin tonë për anëtarësim në Bashkim Evropian, në NATO dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa, sa i përket themelimit të Ushtrisë së Kosovës, Thaçi ka thënë se pavarësisht nga pengesat është mirë që Ministria edhe FSK-ja kanë marrë qëndrim të qartë, se ata që largohen nga FSK-ja, automatikisht largohen edhe nga ushtria e Kosovës, raporton KP,.

“Këtu nuk ka vend për të bërë shaka për t’u larguar apo për t’u kthyer. Është në vullnetin e njerëzve, pra në vullnetin krejt individual të tyre. Ne duam të themelojmë një ushtri profesionale, multietnike, të standardeve të NATO-s, prandaj asnjë organizim kundër ushtrisë së Kosovës, i motivuar me agjendë të qartë nga Beogradi, nuk do të mund ta frenojë të ardhmen euroatlantike të Kosovës, themelimin e ushtrisë dhe multietnicitetin e kësaj force të re të Kosovës. Është mirë që mbi 10% e përbërjes së FSK-së janë komunitete, rreth 5% janë serbë. Janë larguar 30-40, po integrohen gjithashtu 30-40 të tjerë dhe do të integrohen edhe shumë të tjerë. Do të jemi bashkë me ta dhe do ta ndërtojmë Kosovën bashkërisht, por asnjë agjendë e askujt nuk do të mund ta frenojë apo të vejë veto në këtë proces”, ka thënë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Strategjia sekrete e Trump-it për NATO-n
Previous article Veshjet e Victoria Beckham janë të gjitha me xhepa dhe ka një arsye të veçantë për këtë

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT