• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MARRËDHËNIET SHBA-RUSI/ Dy ditë nga takimi HISTORIK i Trump me Putin. Çfarë “problemi” ka Estonia dhe…
Home
Europë

MARRËDHËNIET SHBA-RUSI/ Dy ditë nga takimi HISTORIK i Trump me Putin. Çfarë “problemi” ka Estonia dhe…

13 July, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin do të takohen të hënën në Helsinki për një takim të nivelit të lartë që po pritet me shumë interes, në anën tjetër të Balltikut Estonia po e ndjek zhvillimin e ngjarjeve me shqetësim në rritje.

Vendi ishte dikur Republikë Sovjetike por tani ka një bazë forcash të NATO-s që kanë si synim të frenojnë çdo ndërhyrje të mundshme ruse. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell aneksimi me force i Krimesë nga Moska dhe veprime të tjera kundër Ukrainës kanë ngjallur nervozizëm në shtetet baltike për çdo afrim të mundshmëm me Rusinë.

Më pak se tre orë larg me tank nga kufiri rus, trupat e NATO-s stërviten për betejë por me synimin për të shmangur luftën.

“Ne jemi këtu për të kryer misionin jetik të NATO-s: mbrojtjen kolektive. Jemi këtu si mbrojtje, por jemi të gatshëm të luftojmë nëse është e nevojshme nëse duhet për t’u mbrojtur”, thotë Lejtnant Kolonel Jim Kennedy, Komandant i bataljonit të parë të regjimentit Yorkshire.

Është një skenar që Evropa druhet se mund të ndodhë në Estoni dhe shtete të tjera baltike, dikur pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe tani anëtarë të linjës së parë të frontit të NATO-s. Aneksikmi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, e tronditi aleancën, e cilanuk do t’ia lërë asgjë shansit.

Estonia e ka mirëpritur dislokimin e NATO-s, të njohur zyrtarisht si Prani Pararojë Përforcuese që ka si objektiv të mos lejojë Rusinë të përsërisë pushtimin e Ukrainës.

800 trupa britanike përbëjnë pjesën më të madhe të forcës me 1 mijë trupa. Këta ushtarë sapo kanë filluar një tur të ri gjashtëmujor.

“Estonezët kanë shpenzuar një sasi të madhe fondesh, edhe përtej mundësive të buxhetit të tyre për të bërë të mundur këtë dislokim të NATO-s kështuqë ne kemi çdo gjë që na duhet. Dhe sigurisht, strategjia e NATO-s përballë Rusisë është e dyfishtë: të tregojë forcë dhe të jetë e përgatitur për të vënë në funksionim mbrojtjen kolektive. Por është njëkohësisht edhe dialog. Prandaj ne ashtu si gjithë të tjerët, presim se çfarë do të dalë nga Helsinki”, thotë Lejtnant Kolonel Kennedy.

Helsinki është dy orë larg me traget nga ana tjetër e Balltikut. Takimi i së hënës po e nervozon Estoninë dhe shumë anëtarë të tjerë të NATO-s.

“Sepse është gjithmonë elementi i paparashikueshmërisë, monopoli që para ca kohësh i takonte Putinit dhe tani pa dyshim që i takon Trumpit. Pritshmëria ruse mund të jetë më e madhe sesa ajo a palës amerikane. Me siguri ata duan një fitore propagande”, thotë Kalev Stoicescu i Qendrës Ndërkombëtare për Mbrojtje dhe Siguri në Estoni.

Ndërsa loja gjeopolitike vazhdon mes NATO-s dhe Rusisë, mes Presidentit Trump dhe Presidentit Putin, në Estoni, vetëm 140 kilometra larg kufirit rus, zona e ndikimit të NATO-s po zgjerohet me shpejtësi.”

Presidenti Trump thotë se takimi i nivelit të lartë të Helsinkit mund t’u jape një shtysë marrëdhënieve me Moskën.

Nga ana tjetër e Balltikut, trupat e NATO-s po dërgojnë një mesazh të qartë: aleanca është e përgatitur për çdo skenar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UET ka sot ditën e "hedhjes së kapeles"/ Presidenti Civici rrëfen ç’do të thotë të diplomosh 10 breza studentësh dhe...
Previous article Neymar për Mbappe e Rakitic: Nuk e fsheh dot, do doja të isha njëri prej jush (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

MESAZH NGA LAMPEDUSA/ Papa Leo XIV: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët Botë

MESAZH NGA LAMPEDUSA/ Papa Leo XIV: Evropa ka përgjegjësi të mbrojë dhe të integrojë emigrantët

250-VJETORI I PAVARËSISË SË AMERIKËS/ Mbreti Charles: Britania dhe SHBA mbrojnë vlerat e përbashkëta Botë

250-VJETORI I PAVARËSISË SË AMERIKËS/ Mbreti Charles: Britania dhe SHBA mbrojnë vlerat e përbashkëta

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi Botë

TRUMP NË DAKOTËN E JUGUT/ Fjalim patriotik për 250-vjetorin e SHBA-së. Mesazhe të forta politike për rrezikun nga komunizmi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT