Një 17-vjeçar është kapur në qytetin e Durrësit duke drejtuar një motor tip “Kwasaki” pa leje qarkullimi dhe pa patentë.
Policia mori masën e sigurisë të konfiskimit të mjetit dhe shoqërimit të të riut pranë Komisiariatit Durrës.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 12.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin E.E., vjeç 17, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 14, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kavsaki”. Neni 291 i Kodit Penal.


