• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KRIMINELI KA BËRË FUSHATË ZGJEDHORE/ Flet deputeti i PS-së: S’ka qenë në Shqipëri në atë kohë…
Home
Shqipëri

“KRIMINELI KA BËRË FUSHATË ZGJEDHORE/ Flet deputeti i PS-së: S’ka qenë në Shqipëri në atë kohë…

13 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Safet Rustemi i njohur dhe ndryshe si Safet Bajri është një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe më të kërkuar në Belgjikë, që sipas mediave ka gjetur strehim në Shqipëri.
33-vjeçari ka marrë një dënim me 9 vite burg, për akuzat për drogë, tentativë për vrasje dhe vjedhje me dhunë, ndërsa dyshohet dhe si i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë.

E megjithatë sipas asaj që shkruajnë mediat belge, ai në vendin tonë vijon të jetojë i qetë, dhe madje duke bërë të fortin në Shkodër.

Mediat shkojnë më tej në konkluzionin e tyre, duke thënë se ai ka ndihmuar në fushatë deputetin e PS-së Luan Harusha.

“Portreti i një njeriu të keq’’, është titulli i shkrimit të gazetës belge “La Dernier Heure” e cila shkruan se Safet Rustemi është një ndër tre emrat që i janë shtuar klubit shumë të ngushtë të kriminelëve më të kërkuar të policisë federale në Belgjikë.

Ndërkohë i kontaktuar nga Fax News deputeti Luan Harusha u shpreh se ai e njeh Safet Rustemin, po në kohën kur janë zhvilluar zgjedhjet ai nuk ka qenë në Shkodër po në burg.

Harusha tha më tej se ai ka njohje familjare me personin që është shpallur më i kërkuari në Belgjikë, po ai nuk mban përgjegjësi për aktivitetin që ai ka kryer në vende të tjera europiane.

Armela Ferko: Përshëndetje zoti Harusha, donim që t’iu pyesnim për një artikull të mediave belge lidhur me Safet Bajrin, ku thuhet se ai ju ka ndihmuar në 2017-tën, në fushatën për zgjedhjet e pushtetit qëndror. A e njihni?

Deputeti Harusha: Dëgjo goce, atë Safet Bajrin e kam kojshi në lagje, ai ska qenë fare në zgjedhje

Armela Ferko: Pra nuk ju ka financuar ju dhe Partinë Socialiste në zgjedhjet e 2017-tës?

Deputeti Harusha: Jo ka ardhur nga burgu nga shtatori, a tetori, ku di unë

Armela Ferko: Mediat belge thonë që ju keni mbyllur një konflikt të tij në një nga lokalet më të njohura të Shkodrës, ku politika ka ndërhyrë që ai të mos arrestohej?

Deputeti Harusha: Nuk është e vërtetë moj vajzë, nuk merrem unë me atë punë. Unë e njoh familjarisht se i kemi shpijat 100 metra larg, 50 metra.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Analiza nga Murinjo/ Anglinë e mundi karakteri kroat, duhet të qajë dhe të qeshë
Previous article NDODH NË DURRËS/ 39-vjeçari GODET elektriçistin e OSHEE. Largohet menjëherë sapo...

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT