Një 41-vjeçar është kapur mbrëmjen e djeshme duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur. Policia në një kontroll rutinë ka pikasur që 41-vjeçari, shtetas shqiptar banues në Tiranë ka qenë mbi limitin e lejuar të pijes.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 13.07.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
/AlpeNews.al


