• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHENGJIN/ Kulla vrojtimi në bashkëpunim me bizneset, Qato: Garantojmë sigurinë përmes rojeve bregdetare
Home
Sociale

SHENGJIN/ Kulla vrojtimi në bashkëpunim me bizneset, Qato: Garantojmë sigurinë përmes rojeve bregdetare

13 July, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Sociale

Më shumë siguri për pushesit ofron në këtë sezon plazhi i Shëngjinit, aty ku në një vijë bregdetare rreth 2 Km janë ndërtuar 7 kulla vrojtimi, çdo 250 metra.

Kullat e pajisura edhe me personel të trajnuar për t’u ardhur në ndihmë pushuesve në raste emergjente, janë ngritur së fundmi falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me bizneset e zonës.

Për të inspektuar përfundimin e këtij angazhimi nga bizneset e zonës, ishin të pranishme edhe dy ministret, Lindita Nikolla dhe Sonila Qato.

Ministrja Qato kërkoi nga biznesi t’i përgjigjen standardeve të kërkuara për një sezon me siguri të shtuar dhe me djem e vajza të mirëtrajnuar, të cilët do të ofrojnë ndihmën e tyre të specializuar në raste rreziku, duke rritur kështu edhe aktivitetin e sipërmarrjes.

“Ne 2 km plazh publik janë në shërbim të pushuesve të Shëngjinit, nga Tale tek Skaliera, 7 kulla vrojtimi të cilat në bashkëpunim me sipërmarrjen e zonës janë vënë në funksion gjatë këtij sezoni. Garantimi i sigurisë në plazhe këtë vit përforcohet me punësimin nga ana e sipërmarrjes të rojeve bregdetare të kualifikuar dhe të trajnuar nga Federata shqiptare të cilët plotësojnë standardet e kërkuara për sigurinë në plazh. U bëj thirrje të gjithë sipërmarrjes në vend që operon pergjatë vijës bregdetare që gjatë këtij sezoni turistik të rrisin masat e sigurisë për pushuesit përmes plotësimit të kushteve të kërkuara me kulla vrojtimi dhe roje bregdetare të kualifikuar, kërkesa që jo vetëm garantojnë sigurinë por edhe rrisin aktivitetin e sipërmarrjeve gjatë sezonit turistik.”-theksoi ministrja Qato

MInistrja e arsimit Lindita Nikolla deklaroi se “sivjet ka më shumë përmirësim sivjet edhe në kushtet e pastërtisë dhe të shërbimit në Shëngjin. Sigurisht ne jemi këtu për të mundësuar edhe më shumë aktivitete, më vjen mirë që edhe Shëngjini po kthehet në modën e të rinjve dhe të rejave”.

Ndërkohë Shëngjini këtë vit ka edhe një kalendar të pasur me aktivitete rinore për të gjithë pushuesit i cili kanë nisur të zbatohet që në nisje të sezonit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Piloti për pak shkaktoi tragjedinë, piu cigare elektronike gjatë fluturimit
Previous article "ARTIST I MERITUAR"/ Ndërron jetë operatori i filmave shqiptarë Ilia Tërpini

Ina.Autor

Postime të ngjashme

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët Aktualitet

MEGAOPERACIONI I SPAK/ “2 tonë kokainë në javë”, zbardhen komunikimet e Shpëtim Aliut me anëtarët

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit Aktualitet

DOSJA PËR OLS DADON/ Shoqata rreshtohet krah Veliajt, ngre dyshime për ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën Aktualitet

"METAMORFOZA"/ GJKKO dënon me 6 vite burg Pëllumb Gjokën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT