• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
RAPORTI I GRECO/ Balla: Reforma në Drejtësi dhe vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve po jep…
Home
Shqipëri

RAPORTI I GRECO/ Balla: Reforma në Drejtësi dhe vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve po jep…

13 July, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar raportin e publikuar dje nga KiE kryer nga Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO) mbi ecurinë e reformave në Shqipëri.

Balla shprehet se në raport vërehet qartë progresi i bërë nga Shqipëria në luftën e saj kundër korrupsionit.

Deputeti socialist, duke cituar raportin, nuk lë pa përmendur vlerësimin e bërë ndaj Shqipërisë për ecurinë e reformës në drejtësi. “Reforma në Drejtësi dhe vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve po jep rezultate çdo ditë,” tha ndër të tjera Balla.

Deklarata e plotë:
Reforma në Drejtësi dhe vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve po jep rezultate çdo ditë.
Dje, Grupi i Shteteve kundër Korrupsionit (GRECO), mekanizëm i Këshillit të Europës që monitoron respektimin e standardeve të luftës kundër korrupsionit, botoi Raportin e Raundit të Katërt të Vlerësimit të Shqipërisë lidhur me progresin e bërë në parandalimin e korrupsionit në radhët e anëtarëve të Parlamentit, gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në raport vërehet qartë se Shqipëria ka shënuar progres në luftën e saj kundër korrupsionit.

Në raportin e GRECO-s vlerësohet më së shumti progresi i Reformës në Drejtësi dhe hapat e ndërmarra për parandalimin e korrupsionit në rradhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
GRECO vlerëson si mjaft të rëndësishme pavarësinë e sistemit të drejtësisë ku tashmë roli i Presidentit të Republikës është kufizuar në emërimin formal të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë me propozimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Zhvillim tjetër pozitiv, citohet të jetë edhe funksionimi i administratës gjyqësore, që sipas raportit nuk duhet të jetë më përgjegjësi e Ministrisë së Drejtësisë, por e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Hap pozitiv citohet se do të jetë edhe krijimi i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si autoritet përgjegjës për fillimin e procedimeve disiplinore kundër të gjithë gjyqtarëve. Kjo paravrësi e sistemit gjyqësor do të sjellë një sistem më të drejtë dhe më funksional, ku pavarësia dhe transparenca do të bëjnë që drejtësia të jetë një proces i sigurtë ndaj kapjes dhe korrupsionit.

Gjithashtu në raport vlerësohet puna e Kuvendit të Shqipërisë në miratimin e Kodit të Etikës për anëtarët e Parlamentit, miratuar në muajin Prill 2018.

Këto janë disa nga pikat kryesore ku Shqipëria ka bërë progres me hapat e ndërmarra deri më tani në sajë të reformave dhe politikave të ndjekura.

Ndërkohë që prioritetet tona mbeten çështjet ende të paplotësuara tërësisht, për përmbushjen e të cilave kemi vullnetin e plotë, por që kërkojnë bashkëpunim politik nga ana e opozitës, arësye që ka sjellë vonesa.

Në Raportin e GRECO-s vlerësohet pjesërisht puna e arritur në disa aspekte si dhe theksohet nevoja që KLGJ dhe KLP të jenë sa më shpejt funksionale. Kjo do të ndodhë sapo kandidatët për këto dy institucione themelore të drejtësisë së re të kalojnë në filtrin e Vetting-ut.

Gjithashtu GRECO thekson nevojën e miratimit të udhëzimeve praktike për zbatimin e Kodit të Sjelljes si dhe nevojën për të ndjekur zbatimin e rregullave të këtij kodi për deputetët.

Bazuar në progresin e bërë, vlerësimet dhe pritshmëritë, ne do të vazhdojmë përpjekjet tona për të përmbushur në kohë rekomandimet e GRECO-s.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RASTI UNIK/ Njihuni me lojtarin që mund të fitojë Kupën e Botës nga shtëpia...
Previous article VIZITA E TRUMP NË BRITANI/ Protesta masive në rrugët e Londrës (LIVE)

F.autor

Postime të ngjashme

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik Politikë

"NJË FINALE FUTBOLLI RREGULLOI..."/ Procesi i anëtarësimit në BE, Rama: Tre kapitujt e parë i mbyllim më 14 korrik

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare Breaking News

"TURIZMI U GODIT NGA NJË TERROR DIGJITAL"/ Rama: Sulm ndaj ekonomisë dhe sipërmarrjeve shqiptare

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT