Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se brenda një viti nga Qeveria e tij është marrë një numër rekord i vendimeve.
Kryeministri Haradinaj, që thoshte se nuk po di si ta promovoj punën e tij të madhe që po bën, ka filluar t’i bëjë reklamë vetës.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se Qeveria e tij brenda një viti ka treguar më së shumti efektivitet prej shpalljes së Pavarësisë.
Lexojeni të plotë statusin e Haradinajt në Facebook:
Qeveria e Republikës së Kosovës në periudhën shtator 2017 – korrik 2018 ka marrë numër rekord të vendimeve, që nga pavarësia e vendit.
Në mbledhjen e sotme, u shqyrtua Raporti i Punës së Qeverisë, sipas së cilit, gjatë kësaj periudhe qeverisëse janë marrë mbi 600 vendime të mëdha, që ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në mirëqenien qytetare.
- Qeveria ka miratuar 75 projektligje;
- Janë miratuar 30 akte nënligjore;
- 91 akte nënligjore të nxjerra nga Ministrat, në suaza të fushëveprimit të tyre;
- Po ashtu, janë aprovuar 23 Koncept-Dokumente
Dinamikë e re qeverisëse e fokusuar në punë dhe rezultate!


