Ky është momenti prekës kur një vajzë e vogël lufton mes shiut dhe të ftohtit për të përfunduar detyrat e shtëpisë para se të shkonte në shkollë.
Në pamjet filmike do të shikoni se si vajza e pastrehë bën detyrat në rrugë, ndërsa nëna e saj fle pranë saj.
Filmi tregon Lorensalie Elaine Dolfo, 8 vjeç, jashtë një blloku apartamentesh në Manila, Filipine.
Nëna e saj Ellen, 40 vjeçe dhe motra Alexandra, katër vjeçe, po flinin pranë një trotuari ndërsa Elaine bënte detyrat.
Familja kohët e fundit mbeti e pastrehë pasi babai Jerry, 42 vjeç u sëmur dhe humbi punën.


