• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Papa u refuzua të vizitojë Serbinë, Vatikani mund të njohë Kosovën
Home
Rajon

Papa u refuzua të vizitojë Serbinë, Vatikani mund të njohë Kosovën

13 July, 2018 k.autor Rajon

Në Serbi ka shpërthyer një debat në mes të ministrit të Jashtëm Ivica Dacic dhe opinionit atje, rreth marrëdhënieve të tendosura të Vatikanit me Beogradin zyrtar. Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq thotë se nëse Papa dhe lidershipi i Vatikanit vendosin që ta njohin Kosovën, atëherë fajtor është ish-Presidenti Tomislav Nikoliq.
Sa Nikolic ishte President i Serbisë, Papa kishte caktuar agjendë për ta vizituar Serbinë, por ky shtet edhe me rekomandimin e Kishës Ortodokse Serbe, i kishte anuluar vizitën në Serbi të kreut të Vatikanit.

Lidhur me këtë që tani po cilësohet edhe si incident diplomatik, Dacic, ka bërë publike në media korrespodencën e ish’presidentit serb me Vatikanin, lidhur me vizitën, e më pas edhe anulimin e saj. Për këto publikime ai po kritikohet në Serbi, por Dacic është përgjigjur se nëse ndodhë që Vatikani të njohë Kosovën, atëherë për këtë fajtor është Nikolici dhe jo ai personalisht, shkruan Gazeta Metro.

“Unë nuk e kanë shkaktuar dëme ndaj shtetit duke botuar të vërtetën për vizitën e Papës, por dëmi shkaktuar fillimisht u shkaktua nga Tomislav Nikolic, pasi anuloi vizitën e kreut të Kishës Katolike Romake”, ka thënë Dacic.

“Nëse Nikolic i kërkoi leje Kishës serbe për vizitën e Papës, pse ai nuk e pyeti atë para se ta ftonte kreun e Vatikanit. Një Papë është jo vetëm një udhëheqës fetar, por edhe kreu i shtetit që nuk e ka njohur Kosovën, dhe kjo është e rëndësishme për ne për të luftuar për krahinën tonë jugore. Kështu, me këtë anulim të vizitës, do t’i lejojmë Papës të shkojë në Prishtinë, por ai nuk mund të vijë në Serbi. Mos u ankoni më pas nëse Vatikani njeh Kosovën”, tha Dacic për Vecernje Novosti.

Duke folur për rivalitetin në mes të ortodoksizmit dhe katolicizmit, Dacic theksoi se numri një i Vatikanit, edhe para se të vendoste të shkonte në Serbi, kishte vizituar vende të tjera me shumicë ortodokse.

Tutje, Dacic ka thënë se është e papërgjegjshme që shteti të konsultojë vetëm Kishën, dhe ta anulojë vizitën. Sipas tij, në fund të fundit, nëse Kisha serbe, po e udhëheq shtetin, atëherë çfarë lloj presidenti do të ishte një president i tillë.

Vizita e Papës në Serbi ishte paraparë në janar 2016. Më pas, Vatikani konfirmoi datën e vizitës më 21 ose 22 maj dhe dërgoi një shënim që sugjeron se delegacioni i Vatikanit do të shkojë në Beograd më 24 janar dhe do të fillojë përgatitjet për vizitën e caktuar për 21 dhe 22 maj. Megjithatë, zgjedhjet u shpallën më pas në Serbi, dhe kjo u përdor nga ish’presidenti serb si arsye për të anuluar vizitën e Papës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHPËROHEN TIFOZËT ZIKALTËR/ Sulmuesi i Interit, zyrtarizohet në Kinë (FOTO)
Previous article TRONDITËSE/ Kroacia merr lajmin e keq para finales, dëmtohet lojtari kryesor (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

KOSOVË/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar Rajon

KOSOVË/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT