• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Trump publikon letrën e Kim Jon-un: Kemi bërë historinë (FOTO)
Home
Nderkombetare

Trump publikon letrën e Kim Jon-un: Kemi bërë historinë (FOTO)

13 July, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump tha të ejten se ai mori një letër “shumë të mirë” nga udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un që vlerëson përpjekjet e udhëheqësit amerikan për përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për të zbatuar një deklaratë të përbashkët të nënshkruar nga udhëheqësit në Samitin e tyre të Singaporit në muajin Qershor.

Presidenti Trump postoi në Twitter një fotografi të letrës së bashku me përkthimin në anglisht, duke thënë se përmbajtja e letrës së udhëheqësit koreanoverior tregon se “po bëhen përparime të mëdha”.

“Unë besoj fuqimisht se vullneti i fortë, përpjekjet e sinqerta dhe qasja unike nga unë dhe Shkëlqesia Juaj zoti President që ka për qëllim një të ardhme të re mes Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara me siguri se do të realizohet”, thuhet në letrën e udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un.

Letra u publikua në të njëjtën ditë kur doli njoftimi se zyrtarë të Koresë së Veriut nuk u paraqitën për një takim me homologët e tyre amerikan të enjten për të biseduar mbi kthimin e trupave të amerikanëve që vdiqën gjatë Luftës së Koresë në fillim të viteve 1950, në një shenjë të re të rritjes së tensioneve mes dy vendeve.

Zyrtarët amerikanë prisnin që negociatorët e Koresë së Veriut të paraqiteshin për diskutime në zonën e çmilitarizuar të Gadishullit Korean pasi Sekretari i Shtetit Mike Pompeo mendoi se kishte arritur një marrëveshje për këtë takim në diskutimet e javës së kaluar në Phenian rreth zotimit të Koresë së Veriut për t’i dhënë fund programit të saj të armëve bërthamore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Agjenti veteran i FBI-së dëshmon në Dhomën e Përfaqësuesve, hetoi skandalin e...
Previous article Japoni, rëndohet bilanci i viktimave nga përmbytjet, shkon në 199 numri i të vdekurve

k.autor

Postime të ngjashme

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7 Botë

"AJO MË LUTI PËR FOTO..."/ Trump sulmon Melonin pas Samitit të G7

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ JD Vance me gjuhë të ashpër ndaj kritikëve izraelitë: Gabim të sulmosh Trump, zgjohuni

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër Botë

MEMORANDIUMI I MIRËKUPTIMIT MES SHBA DHE IRANIT/ Anulohet ceremonia e firmosjes që u planifikua në Zvicër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT