• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VIZITA E TRUMP NË LONDËR/ Ja të “veçantat” e mikëpritjes. Nga muzika e “The Beatles” deri tek…
Home
Europë

VIZITA E TRUMP NË LONDËR/ Ja të “veçantat” e mikëpritjes. Nga muzika e “The Beatles” deri tek…

12 July, 2018 g.autor Botë, Europë, Nderkombetare

Presidenti amerikan Donald Trump mbërriti sot në Londër, një qytet i përfshirë nga tensionet, paqartësitë e brendshme politike dhe protestat. Kjo është vizita e parë e Presidentit Trump në Britani që kur mori detyrën gati 18 muaj më parë.

Pak para se të mbërrinte në vend, Presidenti Trump iu referua Britanisë si “një vend i nxehtë tani.”

Pas një udhëtimi me helikopter prej 15 minutash nga aeroporti i Stanstedit, Presidenti dhe Zonja e Parë Melania Trump u nisën drejt Winfield House, rezidenca e ambasadorit amerikan në Britani që ndodhet në buzë të Parkut Regent.

Ata u mirëpritën nga personeli i ambasadës amerikane me këngën këngën e grupit Beatles “We Can Work It Out” në sfond.

Presidenti dhe Zonja e Parë u takuan me ambasadorin Woody Johnson, i cili është më i njohur për rolin e tij si bashkëpronar i ekipit të futbollit amerikan New York Jets.

Presidenti ishte i shoqëruar edhe nga Shefi i Personelit të Shtëpisë së Bardhë, John Kelly dhe Këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton.

Vizita ndodh në një periudhë paqëndrueshmërie politike për Kryeministren Theresa May, pasi Ministri i saj i Jashtëm, Boris Johnson dhe anëtarë të tjerë të kabinetit të saj këtë javë dhanë dorëheqjen në shenjë proteste për një plan të zbutur të qeverisë për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Messi-Ronaldo? Trajneri kroat Daliç "vendos" për "Topin e Artë"
Previous article Chelsea ''dorëzon'' Hazard, por kërkon një madrilen në këmbim

g.autor

Postime të ngjashme

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT