• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU ME SERBINË/ Lugina me seancë të jashtëzakonshme për të kërkuar përfshirje në…
Home
Rajon

DIALOGU ME SERBINË/ Lugina me seancë të jashtëzakonshme për të kërkuar përfshirje në…

12 July, 2018 g.autor Rajon

Në fazën finale të dialogut me Serbinë është duke kërkuar përfshirje edhe Lugina e Preshevës. Madje ata për të shtunën kanë paralajmëruar një seancë të jashtëzakonshme të tri komunave me shumicë shqiptare.

Paralajmërimet për arritjen e një zgjidhje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë si dhe gjendja jo e mirë e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës kanë ndikuar që kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Ragmi Mustafa të propozojë mbajtjen e një seance  të jashtëzakonshme të Kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të të tri komunave të Luginës së Shqiptarëve.

Në këtë seancë sipas Mustafës do të kërkohet përfshirja e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në dialogun përfundimtar në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Në këtë seancë të tre Kuvendeve të këshilltarëve shqiptarë do të mandatohen institucionet e Republikës së Kosovës që në emrin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të merren me statusin politik të tyre në këtë dialog përmbyllës në mes të Prishtinës dhe Beogradit zyrtar”, tha Mustafa për RTK.

Mustafa ka thënë se deri më tash janë mbajtur dy takime konsultative më përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare.

Kuvendi i kuvendarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe pse nuk ka karakter institucional jozyrtarisht paraqet një institucion uniteti politik të shqiptarëve në Luginë.

Seanca e jashtëzakonshme sipas paralajmërimeve pritet të mbahet të shtunën në Bujanoc ndërsa vendimet e marra do tu dërgohen të gjithë faktorëve relevantë në rajon dhe atyre ndërkombëtar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË KAMËZ/ Të riut i VJEDHIN telefonin në mes të rrugës. Policia dyshon për...
Previous article Në pritje të Ronaldos, Juventusi prezanton një tjetër portugez

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT