Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në flagrancë nga blutë e Lezhës teksa po kalonin një tunel tek “Rana e Hedhun” bashkë me shtatë (7) refugjatë që vinin nga vendet e treta (Siri, Afganisatn etj).
Të dy shtetasit mendohet se nuk e kanë për herë të parë këtë “rrugë”.
NJOFTIMI I POLICISË LEZHË
Tentojnë të japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit të 7 shtetasve të vendeve të treta, arrestohen në flagrancë 2 autorët e dyshuar
Më datë 12.07.2018, nga specialistët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore të mirëorganizuar bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
B.Gj., 46 vjeç, banues në Ishull Shëngjin
V.N., 48 vjeç, banues në Pukë
Këta shtetas, u kapën duke tentuar në bashkëpunim me njëri – tjetrin, t’u japin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, 7 shtetasve të vendeve të treta, të cilët u konstatuan brenda një tuneli tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.
Materialet procedurale në ngarkim të B.Gj., dhe V.N., iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale
Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit ” kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga nenet 298/2 – 25 të Kodit Penal.


