Një shtetase shqiptare banuese në qytezën e Rrogozhinës ka aksidentuar dy shtetase të tjera, por menjëherë është larguar nga vendngjarja duke lënë kështu “gjurmë të bollshme” për t’u gjetur nga blutë e Durrësit të nesërmen.
Ngjarja e aksidentit ka ndodhur në aksin rrugor Ura Dajlanit-Plepa.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 11.07.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen S.D., vjeçe 38, banuese në Rrogozhinë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Ura Dajlanit- Plepa, duke drejtuar me leje drejtimi, mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetaset S.M., dhe Xh.M., vjeçe 62 e 24, banuese në Mat, të cilat ndodhen në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


