• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“IK MU ZHDUK…”/ Historia e nënës nga Ndroqi. KONFLIKT për tokën me “komshinjtë”: Duan të ma…
Home
Sociale

“IK MU ZHDUK…”/ Historia e nënës nga Ndroqi. KONFLIKT për tokën me “komshinjtë”: Duan të ma…

12 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Emisioni “Stop” u ndal në fushën e Butacit në Ndroq për një konflikt pronësie.

Nada Turku tregoi se pronarët kufitarë i kanë hapur dy rrugë në tokën që e ka me certifikatë pronësie.

“Kam një tokë bujqësore në fushën Butac, 3 dynym e 300 metra dhe kam patur gjithmonë probleme me pronarët që kufizohen me tokën time. Kam kërkuar ndihmë gjithandej! Kam bërë gjyqe dhe kam dalë me dokumente të rregullta, si certifikata e tokës dhe vendimi i prokurorisë. Dhe kur vjen puna, ne nuk kemi mbaruar punë dhe kemi patur probleme me kufitarët”, u shpreh denoncuesja.

Ajo shtoi se pavarësisht denoncimeve të njëpasnjëshme, fqinjët i ndalojnë të punojnë në tokën e tyre dhe vijojnë të konfliktohen me meshkujt e familjes Turku.

“Kanë bërë dy rrugë në tokën time për të dalë në rrugën kryesore, ndërkohë që ka rrugë dhe në shtëpinë e tyre dhe mund të dalin kollaj. Më pengojnë punën se nuk mund ta punoj tokën parcela-parcela siç duan këta, por dua ta punoj siç e kam punuar dikur. Ç’kuptim ka toka ime me rrugë të futura midis? Unë dua që këto rrugë të hiqen sepse janë bërë padrejtësisht!”, u ankua zonja Nada.

Gazetarja e emisionit “Stop” njoftoi Policinë e Shtetit, e cila pas 10 minutash shkoi në fushën e Butacit dhe komunikoi me të dyja palët.

Banori – Unë të mos kem rrugë në shtëpi? Te rruga e gjyshit tim? Leje nuk është organizuar, e kanë matur në vend tjetër edhe ashtu.

Polici – O nëne!

Nëna – O fytyrë…

Banori – A po ikën ti ee?

Polici – O nëne!

Nëna – Të iki unë?

Polici – Nëne largohu!

Banori – Ik e m’u zhduk! Ik e m’u zhduk të thashë!

Polici – Të lutem o nëne, të lutem një çik këtej me mua.

Nëna – Hajduta! Kujt i flet ashtu ti?

Polici – O nëne nuk ka nevojë tani.

Nëna – Për ça po flet ashtu ai?

Polici – Po duro tani.

Nëna – Nuk duroj më se na ka ardhur deri këtu! S’ka, nuk dua shtëpi më fare. Nuk dua të jetoj më në shtëpi!

Efektivët e policisë i shoqëruan konfliktuesit në Komisariatin Numër 6, në mënyrë që të gjendej një zgjidhje. Pas disa ditësh pronarët e tokës mundën ta merrnin në shfrytëzim pronën e tyre..

Nënë Ikja u shpreh e përlotur: “Ju falenderojmë me gjithë zemër e shpirt. Po të mos kishit qenë ju nuk do të ishte bërë gjë, se që nga 2006 nuk është zgjidhur asnjë gjë!”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ABUZIMI ME MOSHËN/ A mendoni dhe besoni se kjo atlete është 17 vjeç?!
Previous article Luana Vjollca mbulon FOTON në vendin intim! Mos ndoshta ka harruar të depilohet?

g.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT