• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITA” E VETINGUT/ Ngjela: Është TURP që kemi një gjyqtar që është i DËNUAR në Itali
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETINGUT/ Ngjela: Është TURP që kemi një gjyqtar që është i DËNUAR në Itali

12 July, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Avokati dhe politikani Spartak Ngjela e quan turp kombëtar faktin që në Gjykatën e Lartë kemi një gjykatës të dënuar për vjedhje në Itali.

Ngjela i referohej rastit të gjyqtarit Admir Thanza të cilit Vettingu i zbuloi një dënim të padeklaruar në Itali për vjedhje në një supermarket.

“Nuk ka asnjë shtet në botë anëtar të Gjykatës së Lartë të dënuar për vjedhje. E shikoni çfarë ka bërë Saliu dhe Nishani? Nuk ka të thuash nuk e dija. Është turp i madh, turp kombëtar. Ndodhemi në pozicionin historik për t’u shkëputur nga korrupsioni. Këta janë të gjithë hajdutë. “-tha Ngjela.

“Ekzistenca e Sali Berishës solli Edi Ramën në politikë”. I këtij mendimi është Spartak Ngjela, i cili shton se nëse do kishte pushtet gjyqësor të pavarur në vitin 1992, ish-kryeministri Sali Berisha nuk do ishte pjesë e politikës sot.

“Po të kishte pushtet gjyqësor Saliu nuk dilte as në ’92, as Rama nuk dilte në politikë po të kishte pushtet gjyqësor. Ekzistenca e Saliut solli Ramën në politikë. Po këtu si duhet të bëhet goditja? Majtas. Goditja penale duhet të fillojë majtas. Ta dinë mirë. Këta janë në pushtet, ose njëkohësisht. Edhe kjo tezë ka dalë nga Bonaparti i cili ishte i majtë, ishte në reformë dhe goditjen e nisi majtas”-shprehet Ngjela.

Spartak Ngjela nuk e sheh të lehtë rrugëtimin e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike. Ai thotë se PD duhet të riformulohet djathtas, ndërsa shton se Basha duhet t’i shpëtojë SPAK-ut në mënyrë që të vijojë të jetë në PD.

“PD duhet të rikonstruktohet me figurat e veta të djathta. PD-ja do riformulohet djathtas, se s’është tani parti e djathtë. Lulzim Basha që të jetë pjesë e PD duhet t’i shpëtojë SPAK-ut, Rruga e Kombit nuk është mbyllur, çështja është e hapur. Ke kaluar ndonjëherë te Rruga e Kombit? ka kthesa sepse kanë vjedhur urat, kanë bërë një autostradë gjarpërushe. Janë 215 mln euro të vjedhura.”-tha Ngjela

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Barcelona synon goditjen e madhe në merkato, futet seriozisht në garë për Hazard
Previous article Kritika nga të dyja anët, Ozilin nuk e duan as në Turqi

g.autor

Postime të ngjashme

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3 Aktualitet

"LIRONI ÇUNAT"/ Protestuesit nisin marshimin drejt komisariatit nr. 3

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve Aktualitet

ZJARR NË MALIN E SHËNGJINIT/ Digjen sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi, vijon ndërhyrja e zjarrfikësve

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK I AUTOBUZIT TIRANË-DURRËS/ Nënë e bijë transportohen drejt Greqisë për ndihmë më të sspecializuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT