• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“GRUAJA SHTATZANË TË DEPORTOHET”/ TRE deputetë britanikë në mbrojtje të shqiptares: Mund të VRITET nëse…
Home
Sociale

“GRUAJA SHTATZANË TË DEPORTOHET”/ TRE deputetë britanikë në mbrojtje të shqiptares: Mund të VRITET nëse…

12 July, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Tre deputetë në Norfolk të Britanisë së Madhe janë bërë bashkë kundër vendimit të Zyrës së Emigracionit (Home Office), për të mos deportuar një grua shqiptare, pasi i druhen faktit se ajo mund të vritet nëse kthehet në atdhe.

Clive Lewis, Richard Bacon dhe George Freeman besojnë se nëse nëna shqiptare, e cila ka një fëmijë dhe është në pritje të një tjetri, do të detyrohet të largohet nga Britania e Madhe, ajo mund të bjerë viktimë e vrasjes për çështje nderi.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, shqiptarja besohet se u largua nga Shqipëria drejt Britanisë gjatë kohës që ishte shtatzënë, rreth dy vite më parë. Ndonëse ishte integruar mirë në Norwich, aplikimi i saj për të qëndruar u refuzua, pa mundësi për ta apeluar këtë vendim.

Fundjavën e javës së shkuar, ajo u informua nga Zyra britanike e Emigracionit për vendimin që duhej të largohej dhe iu dhanë vetëm 7 ditë kohë.

“Shqipëria është një prej vendeve me përqindjen më të lartë të vrasjeve për shkak të nderit në Europë. A do ta shohë qeveria nga afër rastin e kësaj gruaje, e cila po qëndron në shtëpinë e terapistes së saj, për të ulur sa më shumë rrezikun që t’i shkaktojë dëme vetes dhe që nëse do të deportohej në Shqipëri me gjasë që të nesërmen do të mbetej viktimë e vrasjes për nder”, shtroi pyetjen deputeti britanik Bacon.

“I kam shkruar Ministrit të Brendshëm dhe e kam ngritur si çështje në parlament dhe institucioneve përkatës. Kam folur gjithashtu me Ministrin e Emigracionit dhe kam besimplotë se Clive, George dhe unë do të mund të zhvillojmë një takim që të mund të tentojmë për ta zgjidhur këtë çështje”, tha Bacon më tej duke folur për mediat britanike.

Deputeti shprehet se rreziku që kjo grua mund të vritet në Shqipëri është i madh, pasi sipas tij në disa zona rurale të Shqipërisë vrasje të tilla mbeten të larta.

“Terapistja e saj ka punuar me këtë grua për disa kohë dhe që prej rrezikut të deportimit, ajo u ofrua që ta merrte në shtëpi”.

Në artikullin e publikuar në mediat britanike, që për shkak të ruajtjes së privacisë emri i shqiptares nuk bëhet i ditur, shkruhet gjithashtu se në Shqipëri vrasjet për shkak të nderit kanë një traditë të gjatë.

Deputetët britanikë shprehen gjithashtu të shqetësuar për shëndetin e fëmijës së saj 2-vjeçar. Sipas tyre, ai nuk duhet të vihet në rrezik duke u deportuar. Sipas tyre gruas shqiptare duhet t’i jepet e drejta e saj për të qëndruar, për hir të “shëndetit të saj mendor dhe atë të fëmijës së saj”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETVRITET NË VENDIN E PUNËS/ 44 vjeçari HIDHET nga lartësia. Familjarët e tmerruar: Kishte...
Previous article Së shpejti prindër/ Jona Spahiu tregon DHURATËN e parë që "babi" ka bërë për djalin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia… Aktualitet

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë Aktualitet

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT