• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Dalin dokumentet, Tahiri udhëtoi për në Gjermani dy javë pasi i ati u kthye në Shqipëri
Home
Aktualitet
Drejtësi

Dalin dokumentet, Tahiri udhëtoi për në Gjermani dy javë pasi i ati u kthye në Shqipëri

22 November, 2017 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Arsyet që detyruan Saimir Tahirin të udhëtojë papritur drejt Gjermanisë mbeten mister ende sot, jo vetëm për mediat, por edhe për njerëzit pranë tij. Kur doli lajmi dhe avokati Maks Haxhia tha se nuk kishte dijeni për këtë lëvizje të klientit të tij, u hodh në media teza e një arratisjeje të mundshme. Por mediat pranë qeverisë dolën me versionin se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, sepse Tahiri kishte udhëtuar në Gjermani për t’i qëndruar pranë të atit që kurohet jashtë.

Lapsi.al ka siguruar të dhënat nga sistemi TIMS, që tregojnë se ky shpjegim që nxorrën mediat ishte një gënjeshtër. Nga të dhënat në system del se Bashkim Tahiri, doli jashtë Shqipërisë në fund të muajit tetor, në datën 29 dhe u kthye në fillim të nëntorit, në datën 3, dhe kjo duket qartë në të dhënat e regjistruara në sistem, shkruan lapsi.al.

Ndërkohë, udhëtimi tre-ditor i Saimir Tahirit është bërë dy javë më pas, në një periudhë kohe që nuk ka asnjë lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale të babait të tij.

Një tjetër detaj nga udhëtimi është se në rrugën drejt Gjermanisë, Tahiri shoqërohej me një ish vartës të tij në Ministrinë e Brendshme. Udhëtimi erdhi pas deklaratave të Edi Ramës dhe Ditmir Bushatit se Tahiri nuk mund të udhëtojë jashtë vendit, sepse parlamenti ka votuar për bllokimin e lëvizjes së tij jashtë vendit.

Me arrestimin e Orest Sotës, me shtimin e presionit ndërkombëtar ndaj qeverisë për dënimin e “peshqve të mëdhenj” dhe me retorikën e re që po përdor Edi Rama, Saimir Tahiri ka arsye të jetë i shqetësuar për fatin e tij. Shqetësimin e konfirmoi Bashkim Fino në një takim me kryeministrin.

Gjatë bisedës së lirë që Rama pati me deputetët brenda në kryeministri, Fino tha se kishte folur me Tahirin dhe kishte vënë re se ai ishte i shqetësuar. Rama iu përgjigj se “Tahiri nuk ka pse shqetësohet, sepse gjithkujt mund t’i ndodhë të harrojë patentat diku”. Kjo thirrje për t’u qetësuar tingëllon si tallje për Tahirin, të cilin e kanë përzënë nga të gjitha funksionet në parti dhe çdo ditë e më shumë po i japin formën e një peshku të madh, gati për t’u futur në tigan.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nuk ka më ndryshime kufijsh në Ballkan? Harta e Presidentit të Republikës Srpska thotë të kundërtën
Previous article Zbulohet STRATEGJIA e re e opozites, zgjidhja do t'ju habsië!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT