Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i përsëriti kritikat ndaj aleatëve të NATO-s, në një samit të aleancës në Bruksel, gjë që çoi në një takim të paplanifikuar vetëm të aleatëve.
Reuters citon dy burime të kenë thënë se Trump i kritikoi aleatët e NATO-s në lidhje me shpenzimet e tyre në mbrojtje dhe praktikat tregtare evropiane.
“SHBA paguan dhjetëra miliarda dollarë për të subvencionuar Evropën dhe humb shumë në tregti”, shkroi Trump po ashtu në Twitter.
Ai i befasoi homologët evropianë të mërkurën, duke iu bërë thirrje që të ndajnë 4% të bruto-prodhimit vendor për shpenzimet ushtarake.


