E enjte, 12/07/2018. Dita e sotme spikt me ditën e dytë në Samitin e NATO dhe zhvillime kryesisht politike nga arena ndërkombëtare. Disa nga ngjarjet kryesoore po ja u paraqesim si më poshtë:
BRUKSEL (Belgjikë) – Dita e dytë e samitit të NATO-s me pjesëmarrjen e presidentit amerikan, Donald Trump.
LONDËR (Britani e Madhe) – Presidenti amerikan, Donald Trump në Britaninë e Madhe ku do të takohet me kryeministren, Theresa May për të biseduar për tregtinë.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takim i Eurogrupit.
LONDËR (Britani e Madhe) – Publikimi nga qeveria britanike e propozimit të detajuar për marrëdhënien e ardhshme me Bashkimin Europian pas Brexit.
BRUKSEL (Belgjikë) – Komisioneri europian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici, prezanton parashikimet e verës për rritjen ekonomike dhe inflacionin për BE-në dhe zonën euro.
LISBONË (Portugali) – Parlamenti portugez voton për një ligj të ri që rregullon ndryshimin gjinor.
LUBJANË (Slloveni) – Fituesi i zgjedhjeve legjislative sllovene, Janez Jansa, kreu i të djathtës, pritet nga presidenti Borut Pahor, në përpjekje për të avancuar në formimin e qeverisë.
UASHINGTON (SHBA) – Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin do të dëgjohet nga komisioni financiar i Dhomës së Përfaqësuesve.
BAMAKO (Mali) – Fushatë për zgjedhjet presidenciale në Mali, turi i parë i të cilave është parashikuar më 29 korrik.