Një grup ndërkombëtar nga organizata “Amnesty International” mbi të drejtat e njëriut ka bërë thirrje për të investiguar mbi vdekjet nga torturat në burgje e Emirateve të Bashkuara Arabe të shkaktuar nga milicitë në Jemenin jugor.
“Amnesty International “ në një raport të enjten publikoi fakte të dokumentuara mbi zhdukjen e të burgosurve, torturën dhe keqtrajtime të tjera, që në raport trajtohen si krime lufte.
Raporti thotë se të burgosurit e presin vdekjen që nga momenti që çohen në paraburgim.
Bazuar në më shumë se 70 intervista, autorët e raportit thanë se praktikat mizore dhe të paligjshme po kryheshin masivisht në ato burgje.
“Amnesty International” i bëri thirrje qeverisë së Emirateve që të ndalojnë menjëherë torturën dhe të lirojnë të burgosurit.


