Nga samiti i NATO-s, pas sulmeve ditën e djeshme Presidenti Trump ka nisur të sulmojë Gjermaninë. Pasi ai e cilësoi si “skllave” të Rusisë lidhur me gazin natyror Trump përmes një postimi në “Twitter” shkruan:
Presidentët e mëparshëm janë përpjekur pa sukses për vite me radhë, që Gjermania dhe vendet e tjera të pasura të NATO-s. të paguajnë më shumë për mbrojtjen e tyre nga Rusia. Ata paguajnë vetëm një pjesë shumë të vogël të kostos së tyre. SHBA paguan dhjetëra miliarda dollarë për të subvencionuar Evropën dhe humbet mundësinë të jetë “aktor i rëndësishëm” ndërkombëtar!
Pritet që dita e sotme të jetë e mbushur me zhvillime pasi çështjet për t’u trajtuar janë vërtetë të nxehta.
AlpeNews.al/



