Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka SHKARKUAR mëngjesin e sotëm prokurorin Adriatik Camaj.
Vendimi eshte marre kete paradite nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Procesi i rivlerësimit drejtohet nga Genta Tafa Bungo, me anëtarë Suela Zhegun dhe Pamela Qirkon.
Sipas ILDKPKI, Cama nuk ka kryer fshehje pasurie dhe deklarim të rremë, teksa KPK, nga hetimi i pavaruar kryer për prokurorin, thotë se ka konstatuar që Cama nuk ka qenë gjithmone bashkepunues. Hetimi perfshiu: Ka deklaruar apartament 76 metra katrore, zoteron 50 % te tij. E ka deklaruar ne 3.4 milion leke, por vleresimi e ka nxjerre 34 mije dollare. Sipas KPK ka deklarim te pasakte per kete apartament. Po ashtu thuhet se gjate viteve ka kryer deklarime te pasakta te pasurise. KPK shprehet se Cama dhe bashkeshortja e tij kane siguruar te ardhura vetem nga pagat, por ne baze te deklarimeve ka rezultuar se Cama nuk justifikon nje shume prej 1,8 milion leke.
Sipas KPK, prokurori ka nje makine Pasat me vlere 6 mije euro, ndersa eshte blere nga rroga dhe shitja e nje makine tjeter. Cama ka mungese financiere te ligjshme per te blere makinen. Po keshtu Cama dhe bashkeshortja ka deklaruar nje llogari bankare ne vleren e 5 milion lekeve te vjetra, nje automjet Ford Fokus nga te ardhurat e pages. Cama ka deklaruar nje shume kesh prej 1, 4 milion leke, llogari bankare prej 6 milion leke.
Ne lidhje me vleresimin e figures KPK ka administruar raportin e DSIK ku ka rezultuar se Cama eshte i papershtatshem per vazhdimin e detyres. Ka informacion se ai eshte i perfshire ne korrupsion te disa ceshtjeve ne kohen kur ushtronte detyren si prokuror ne Lushnje.
KUSH ËSHTË ADRIATIK CAMAJ?
Prokurori Cama, njihet si një nga dy prokurorët që kanë hetuar dhe përfaqësuar akuzën në gjyq në dosjen hetimore të vrasjeve të 21 janarit përballë kryeministrisë.
Po ashtu Cama ka përfaqësuar akuzën në gjykimin ndaj ish-deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet për kryerjen e një vrasjeje në Belgjikë. Prokuroria e ka ankimuar vendimin për pafajësinë e Frrokut të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Një ngjarje tjetër e bujshme e hetuar po nga Cama është edhe vjedhja si në filma e bankës në ish-bllok.
Përsa i përket pasurisë së Camës, në qershor të vitit 2017, prokurori i Tiranës deklaronte këto pasuri:
Gjendje cash në banesë, 1 450 000 lekë.
Shtim pasurie, burimi nga paga, 53 000 lekë.
Të ardhura nga paga, 1 377 618 lekë.
Të ardhura nga paga e bashkëshortes si mësuese, Alma Cama, 600 564 lekë.
Të ardhura nga disbursimi i kredisë, 4 000 000 lekë.
Të ardhura nga qiraja e ambientit, 240 000 lekë.
Të ardhura nga punësimi sezonal i djalit, 27 807 lekë.
Kredi bankare, 5 528 818 lekë.
Kredi bankare, 750 000 lekë.
Kredi bankare, 600 000 lekë.
Kredi bankare, 840 000 lekë.
Alma Came, gjendja e llogarisë, 517 270 lekë.


