• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“SITA” E VETINGUT/ Ja pse u shkarkuan 10 prokurorë e gjyqtarë. DOSJET E “NXEHTA” të…
Home
Aktualitet
Drejtësi

“SITA” E VETINGUT/ Ja pse u shkarkuan 10 prokurorë e gjyqtarë. DOSJET E “NXEHTA” të…

12 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Mungesa e justifikimit të pasurisë, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurisë është arsyeja e vetme që ka ‘djegur’ 10 gjyqtarë dhe prokurorë nga 22 subjekte të kontrolluara deri më sot.

Edhe nëse gjatë hetimit të thelluar prokurori apo gjyqtari kanë rezultuar me probleme sa i takon aftësive profesionale dhe lidhjeve me krimin, kriteri i pasurisë ka patur rol vendimtar për shkarkimin e subjektit nga detyra.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulon, për shkak se nuk justifikonte 480 mijë dollarë dhe një shtëpinë në Kanada.

Lulo, ku ishte pjesë e Gjykatës së Lartë ka dhënë vendimin për të mos ekstraduar Almir Rrapon në SHBA, i cili akuzohej nga drejtësia amerikane për vraje, zjarrvënie etj.

Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza është në prag të shkarkimit pasi sipas raportit të KPK gjyqtari ka fshehur një dënim në Itali për vjedhje, ka lidhje me krimin, ka fshehur, ka bërë deklarim të rremë dhe nuk justifikon pasurinë.

Admir Thanza është një emër i njohur i drejtësisë shqiptare edhe për shkak të dosjeve që ka gjykuar. Mes qindra dosjeve që Thanza ka gjykuar gjatë karrierës së tij 26-vjeçare në sistemin e drejtësisë, janë procesi gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit në Gjykatën e Lartë, ku familjarët e viktimave të 15 marsit 2008, opinioni publik dhe politika kanë akuzuar disa herë që ende nuk është dhënë drejtësi.

Edhe prokurori i Tiranës Adriatik Cama është pranë shkarkimit nga detyra.

Nga hetimi i KPK ka rezultuar se Cama, nuk justifikon pasurinë, është i korruptuar dhe vihet në presion nga struktura kriminale. Ish-prokuror ka pasur në dorë disa dosje me rëndësi, mes tyre edhe dosjen e 21 Janarit, e cila konsiderohet si një nga dështimet më të mëdha të drejtësisë.

KPK shkarkoi nga detyra edhe prokurorin e Tiranës, Gentian Trenova, për deklarim të rremë të 12 mijë eurove.

Trenova, nga hetimet e KPK, rezultoi se ka pushuar hetimet për pasurinë për një person të arrestuar nga policia greke me kanabis dhe një pistoletë, ndërsa nuk hetoi prokurorin me inicialet A. K., i cili pas përgjimeve rezultoi i përfshirë në këtë çështje.

Një tjetër prokuror i shkarkuar nga Vetingut është edhe Luan Kaloçi, i cili për të justifikuar pasurinë tha se ka fituar 5.2 milionë lekë në baste.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trajneri i Kroacisë: Askush nuk donte të dilte nga fusha
Previous article SAMITI I NATOS NË BRUKSEL/ Udhëheqësit të përqëndrohen në konfliktin në Afganistan

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT