• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BANDA SHQIPTARE NË GJERMANI/ Artikulli: Aksioni ndaj HAJDUTËVE që vodhën më shumë se 500 mijë euro
Home
Breaking News

BANDA SHQIPTARE NË GJERMANI/ Artikulli: Aksioni ndaj HAJDUTËVE që vodhën më shumë se 500 mijë euro

11 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gazeta “Badische Zeitung” i kushton një artikull në numrin e së mërkurës (11.07) rastit të arrestimit të një grupi vjedhësish nga Shqipëria, që vepronin në jug të Gjermanisë dhe në Francë.

Aksioni ishte i koordinuar mes autoriteteve franceze, atyre gjermane, Europolit dhe policisë shqiptare.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi u realizuan në fillim të korrikut një seri kontrollesh nëpër shtëpi dhe restorante në Shqipëri, ku janë seksuestruar sende të vjedhura si dhe prova të tjera për veprimet e grupit.

Vlerësimi i sendeve dhe provave do të pasojë. Si të dyshuar për vjedhjet janë marrë në arrest hetimor ndërkohë pesë persona.

HETIME AFATGJATA

Kontrolle janë kryer edhe në Gjermani në Ortenau, në Offenburg, ku brenda korrikut do të hapen proceset gjyqësore.

Hetimet e kanë pasur fillesën e tyre, sipas një njoftimi të Prokurorisë, të Presidiumit të Policisë në Offenburg dhe Europolit, në fillim të vitit 2017, pasi në zonën e Rastatt, Offenburg dhe Freiburg ishin shtuar vjedhjet nëpër shtëpi. Atëherë qe arrestuar një nënshtetas shqiptar, ndërkohë që dyshimi ndaj dy shqiptarëve të tjerë nuk u provua tërësisht.

Ndërkaq edhe autoritetet franceze hetonin ndaj një grupi shqiptarësh, që ishte i specializuar për vjedhje nëpër shtëpi në Europë. Në janar 2018 në Gjermani u arrestuan tre shqiptarë, pasi informacioni vinte nga autoritetet franceze të hetuesisë, që kishin vrojtuar se si grupi po e shtrinte veprimtarinë edhe në Gjermani.

Hetimet e përbashkëta çuan në mars 2018 në gjurmët e një personi tjetër, që u arrestua në Paris. Gjatë këtyre proceseve arritën të zbardhen shumë vjedhje të kryera nëpër shtëpi.

KONTROLLE EDHE NË SHQIPËRI

Duke pasur dyshime, që në grup vepronin edhe persona të tjerë hetimet u zgjeruan në bashkëpunim me Europolin e me policinë shiptare.

Si rrjedhojë janë kryer dy takime pune nën drejtimin e Autoritetit Policor të Bashkimit Europian mes shteteve të prekura Gjermanisë, Francës si dhe Shqipërisë. Në këto takime janë përpiluar strategjitë e përbashkëta të veprimit.

Puna efektive u mundësua edhe nga mbështetja financiare prej Zyrës Federale të kriminalistikës dhe nga projekti i BE-së, PRINZ. Ky projekt është pjesë e fondit të BE-së për sigurinë e brendshme.

Në kuadër të aksionit të emërtuar “Joint Action Day” u realizuan kontrolle në nëntë shtëpi në Shqipëri. Policia shqiptare veproi e autorizuar dhe me mbështetjen e autoriteteve hetimore franceze dhe gjermane si dhe nga Europoli.

Në Shqipëri është arrestuar edhe një person, i cili do të përgjigjet para gjyqit në Tiranë për vjedhje të kryera në vitin 2017 në Europë. Grupi i shqiptarëve dyshohet të ketë kryer rreth 60 akte penale në Gjermani dhe 45 në Francë.

Krahas parave cash janë vjedhur edhe bizhuteri e orë. Përmes hetimeve financiare janë zbuluar transfertat në para si dhe personat e tjerë të involvuar të grupit, prej më shumë se 40 vetësh. Aksioni i suksesshëm jashtë territorit të BE-së në Shqipëri, sipas deklaratës së shtypit, u bë i mundur falë mbështetjes nga Europoli në Hagë, shkruan “Badische Zeitung”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "FEMRA REFUGJATE E VITIT/ Njihuni me shqiptaren me karrierë të SUKSESSHME politike në...
Previous article Luana ''çmendi'' rrjetin dhe Lori Hoxhën me foton SEKSI, por shihni si e quan ajo ''shef-en'' e saj

g.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT