• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Kur do të dalë raporti i KE-së për vizat? Flet Tanja Fajon: Shpresojë të ndodh para pushimeve
Home
Rajon

Kur do të dalë raporti i KE-së për vizat? Flet Tanja Fajon: Shpresojë të ndodh para pushimeve

11 July, 2018 g.autor Rajon

Raportuesja e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Tanja Fajon, ka folur pas raportimeve se Komisioni Evropian është vonuar për publikimin e raportit vlerësues rreth përmbushjes së kritereve nga Kosova për heqjen e vizave.

Raporti i KE’së për vizat ka qenë i paraparë të publikohet në fund të muajit qershor. Në një bisedë me Gazetën Express, Fajon ka thënë se pret që “KE të publikojë vlerësimin e tij rreth Përmbushjes së kritereve për regjim pa viza për Kosovën në kohën e duhur”.

“Shpresoj që kjo të ndodhë para pushimit të verës”, është shprehur ajo.

Fajon ka thënë se sapo të dalë ky raport, Komisioni për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Punë të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian do të veprojë “menjëherë”.

Në pritje të njoftimit nga KE për përmbushjen e kritereve nga Kosova, Komisioni LIBE i PE’së e kishte vënë në rend të ditës votimin për këtë raport për datën 10 korrik. Mirëpo, këtë pikë e ka larguar nga rendi i ditës, për shkak të mospublikimit të raportit nga KE’ja.

“Si raportuese, unë do të përpiqem të siguroj një mbështetje solide në Parlamentin Evropian. Mbetem plotësisht e vendosur të vazhdoj angazhimin tim për liberalizimin e vizave për Kosovën. Është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, për bashkëpunimin tonë politik dhe ekonomik, dhe për kontaktet e njerëzve me njerëz”, ka thënë Fajon për Express.

“Ndërkohë, ne duhet të vazhdojmë punën e madhe dhe dialogun ndërmjet të gjithë aktorëve përgjegjës; në Kosovë dhe në BE. Është një proces i gjatë dhe kërkues”, ka theksuar ajo.

“Prandaj, është më se e rëndësishme që Kosova të vazhdojë zbatimin e kritereve”, ka shtuar Fajon.

Ajo ka thënë se vendimi përfundimtar do të jetë në duart e qeverive të BE’së, dhe se ato duhet të sigurohen që Kosova është vërtet e gatshme para heqjes së vizave për qytetarët e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas ndarjes nga Benardi, Xheni e BB prezanton dashurinë e re: Jam me... (FOTO)
Previous article ECURIA E DIALOGUT/ Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi: Të gjithë të kontribuojnë për...

g.autor

Postime të ngjashme

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT